PËRFUNDON TAKIMI, BASHA DHE RAMA ARRIJNË MARRËVESHJEN

PËRFUNDON TAKIMI, BASHA DHE RAMA ARRIJNË MARRËVESHJEN

113
0
Shares


Dalja e dy liderëve të politikës shqiptare, Edi Rama dhe Lulzim Basha, së bashku nga takimi prej më se tre orësh “kokë më kokë”, ka qenë sipëri i një marrëveshje të arritur midis tyre.
Kjo dalje, së bashku, u shoqërua me duartrokitje të qytetarëve të shumtë që prisnin para Kryesisë së Kuvendit.
“Kemi një marrëveshje në bazë të paketës ‘McAllister +’, e cila do të detajohet në 24 orët e ardhshme, ku edhe do të komunikohet” ishte e vetmja fjali e artikuluar nga Basha.
“Për sa më përket mua më lejo të jem dakord me kryetarin e opozitës”, shtroi Rama, i cili edhe ai nuk dha më shumë detaje.
Të dy protagonistët, u ndanë duke i dhënë dorën njëri-tjetrit. Ndërsa Rama hipi në automjetin e tij, Basha u largua në këmbë, drejt çadrës së protestës. 
DRONI.al
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY