Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha prezanton publikon raportin për zgjedhjet, mbi 1500 faqe dhe mbi 2 mijë prova

23/12/2025
Berisha prezanton publikon raportin për zgjedhjet, mbi 1500 faqe dhe mbi 2 mijë prova
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha prezantoi sot raportin e PD ‘Farsa e madhe e majmur e zgjedhjeve në Shqipëri’ me mbi 1500 faqe dhe mbi 2 mijë prova.

“Ky dokument i pashembullt në historinë e një farse elektorale në Europë dhe në botë, i hartuar me mbi 1500 faqe, dhe mbi 2 mijë e sa prova, dokumente, video, fotografi, të gjitha.
Një punë e jashtëzakonshme në radhë e strukturave të PD, të cilat kanë mbrojtur votën duke identifikuar çdo shkelje ligjore, çdo dhunim të votës, çdo ndërhyrje të krimit dhe me radhë.
Një punë e jashtëzakonshme nga ekipi që keni këtu para, që ka ndjekur, ka shqyrtuar, ka analizuar të gjitha këto dokumente dhe që janë dërguar online në qendrat ndërkombëtare të raporteve për zgjedhjet në Shqipëri, sapo paraqiteshin këtu.
Një punë të jashtëzakonshme në mënyrë të veçantë nga zonja Albana Vokshi, e cila në fakt del sot me këtë libër 1500 faqesh, e kaluar në çdo paragraf, në çdo rresht, në çdo dokument në duart e saj.
Kjo përpjekje përmbushi detyrimin dhe objektivin.
Edi Rama në mënyrë të pacipë kërcënoi vëzhguesit, na faktoni pak ku janë ato që keni shkruar.
Vëzhguesit e përgjegjshëm dhe të guximshëm nuk u tërhoqën.
Por ne u përpoqëm të japim modestisht kontributin tonë duke u dërguar atyre mijëra dokumente autentike, video, fotografi, procesverbale, në mënyrë që raporti i tyre të ishte raporti që damkosi në zgjedhjet përfundimtare.
Natyrisht ata kishin edhe të vetat, pa diskutim, të shumta, shumë të rëndësishme, por edhe ky raport, këto 1500 faqe që janë dërguar sapo shqyrtoheshin, kanë pasur vlerën e vet.
Raportin e keni online.
Cilido nga mediat e ka online”, theksoi Berisha. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Der Spiegel” për protestat në Shqipëri: Lëvizje në shkallë të gjerë kundër qeverisë

“Der Spiegel” për protestat në Shqipëri: Lëvizje në shkallë të gjerë kundër qeverisë

03/07/2026
Kongresmeni amerikan Joe Wilson: Ligj për hetimin e lidhjeve të qeverisë Rama me narkotrafikun

Kongresmeni amerikan Joe Wilson: Ligj për hetimin e lidhjeve të qeverisë Rama me narkotrafikun

03/07/2026
Zgjidhet kreu i ri i SPAK, mori 7 vota

Kreu i SPAK, Klodian Braho shpjegon për kërkesën e re për imunitetin e Ballukut

03/07/2026
Ermal Hasimja zbulon se kush është pas protestave masive në Tiranë

Ermal Hasimja zbulon se kush është pas protestave masive në Tiranë

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Der Spiegel” për protestat në Shqipëri: Lëvizje në shkallë të gjerë kundër qeverisë

“Der Spiegel” për protestat në Shqipëri: Lëvizje në shkallë të gjerë kundër qeverisë

03/07/2026
Kongresmeni amerikan Joe Wilson: Ligj për hetimin e lidhjeve të qeverisë Rama me narkotrafikun

Kongresmeni amerikan Joe Wilson: Ligj për hetimin e lidhjeve të qeverisë Rama me narkotrafikun

03/07/2026
Zgjidhet kreu i ri i SPAK, mori 7 vota

Kreu i SPAK, Klodian Braho shpjegon për kërkesën e re për imunitetin e Ballukut

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.