Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Këlliçi shpjegon pas akuzës për komunikim me Berberin për protestat: Ai ishte në burg!

23/11/2025
Këlliçi shpjegon pas akuzës për komunikim me Berberin për protestat: Ai ishte në burg!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Belind Këlliçi në protestat para bashkisë

Belind Këlliçi Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, mohon kategorikisht pretendimet se ka pasur komunikime me ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi, duke i cilësuar ato si shpifje të qëllimshme.

Këlliçi sqaron në rrjetin e tij social facebook se protesta e parë para Bashkisë së Tiranës është zhvilluar më 5 prill 2024, ndërkohë që Berberi ndodhej në paraburgim që prej 14 marsit, pa akses në komunikime të lira telefonike apo elektronike. Ai thekson se çdo verifikim i thjeshtë i regjistrave zyrtarë e bën të pamundur ekzistencën e një kontakti midis tyre.
Deputeti i PD njofton se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore sipas Kodit Penal dhe u kërkon mediave e institucioneve të publikojnë çdo komunikim të pretenduar, nëse ekziston. Sipas tij, kjo është një simptomë e kulturës së shpifjes në politikë, të cilën ai thotë se synon ta sfidojë me fakte dhe standarde publike.

REAGIMI I PLOTË/ Në kulmin e hetimeve për aferën korruptive Rama–Balluku, është hedhur publikisht një pretendim i pavërtetë sikur ekzistojnë komunikime mes meje dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, në lidhje me organizimin e protestave para Bashkisë Tiranë.

Faktet janë të qarta dhe publikisht të verifikueshme: Protesta e parë para Bashkisë është zhvilluar më 5 prill 2024, pas arrestimit të drejtorëve të 5D më 28 mars 2024, ndërkohë që Evis Berberi ka qenë i arrestuar dhe në paraburgim që prej datës 14 mars 2024, nën regjimin e kufizuar të komunikimit sipas Kodit të Procedurës Penale dhe rregullores së paraburgimit.

Në këtë periudhë, ai nuk ka pasur akses në komunikime të lira telefonike, elektronike apo takime fizike, përveç atyre të autorizuara dhe të dokumentuara zyrtarisht.

Prandaj, është objektivisht dhe ligjërisht e pamundur që një komunikim i tillë të ketë ekzistuar.

Çdo hetim i thjeshtë zyrtar nga SPAK ose çdo media investigative mund të verifikojë lehtësisht regjistrat e komunikimeve, autorizimet e takimeve, si dhe protokollet e kontakteve të paraburgimit dhe të konstatojë jo vetëm mungesën e komunikimit, por edhe pamundësinë fizike e juridike të ndodhjes së tij.

Personalisht nuk jam pjesë e konflikteve të brendshme të asnjë partie, nuk përdor kanale të ndërmjetme komunikimi dhe nuk jam instrument në luftëra politike apo propagandistike.

Për këtë arsye, nuk do ta trajtoj këtë çështje si debat publik, por si shpifje të qëllimshme, që do ta ndjek në rrugë ligjore sipas neneve të Kodit Penal.

Ftoj çdo media serioze, gazetar investigativ apo institucion të hedhë dritë mbi faktet dhe të publikojë çdo komunikim të pretenduar, nëse ekziston.

Kjo çështje nuk është thjesht një tentativë për baltosje personale. Është simptomë e një kulture politike që ka ndërtuar sistemin mbi shpifjen, jo mbi provën. Mbi llumin, jo mbi transparencën e ligjin.

Unë nuk jam këtu për ta ushqyer këtë kulturë, por për ta sfiduar atë, me fakte, me standarde dhe me përgjegjësi publike. Ky është terreni ku unë zgjedh të bëj politikë e të luftoj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

24/01/2026
Hyri i qeshur dhe doli nervoz, çfarë ndodhi në gjyqin e djalit të deputetit Rraja

Apeli lë në burg “tregtarët” e mëdhenj ndërkombëtarë të Fushë Krujës

24/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

Kërcënoi gruan me jetë, policia arreston të shoqin në Memaliaj

24/01/2026
Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

24/01/2026
Hyri i qeshur dhe doli nervoz, çfarë ndodhi në gjyqin e djalit të deputetit Rraja

Apeli lë në burg “tregtarët” e mëdhenj ndërkombëtarë të Fushë Krujës

24/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

Kërcënoi gruan me jetë, policia arreston të shoqin në Memaliaj

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.