Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Pronar i kompanisë Integrated Energy SPV është Edi Rama me të tjerët

13/11/2025
Berisha: Pronar i kompanisë Integrated Energy SPV është Edi Rama me të tjerët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pronar i kompanisë Integrated Energy SPV është Edi Rama me të tjerët, leja e zgjerimit të fushës së depozitimit për mbetjet e ngurta u dha 8 muaj pas vendimit, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha në një konferencë për shtyp.

“Ka pasur gjithnjë debate se kush qëndron prapa ose në pronësi të sipërmarrjes Integrated Energy SPV.
Kemi paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se Zoto dhe Mërtiri janë thjesht shpifat e përdorur për të mbuluar pronarët e vërtetë të kësaj sipërmarrje.
A mund të imagjinoni ju, pas shpenzimit në total të 400 milionë euro dhe dështimit të plotë dhe absolut të Integrated Energy SPV, pas mungesës totale të djegësin për Tiranën, pas mosfunksionimit të plotë të llamarinave të instaluara në Elbasan dhe Fier nga Integrated Energy SPV, kjo ndërmarrje është e paprekshme.
Për Altin Troplinin ndërmarrja është e paprekshme.
Dhe kjo ndërmarrje është e paprekshme, kurrë për shkak të Zotos dhe Mërtirit, sepse ata janë thjesht prestanome, ndërmarrja është Edi Rama me të tjerët.
Kam sjellë këtu një fakt, me datën 2.4.2024, Këshilli Kombëtar i Territorit miraton vendimin për lejen e ndërtimit për të zgjeruar kapacitetet e depozitimit të mbetjeve të ngurta me vendndodhje në Bashkinë e Tiranës, me subjekt zhvillues kompaninë Integrated Energy SPV.
Pra, ky vendim mban datën 2.4.2024.
Por, leja e zgjerimit të fushës është dhënë 8 muaj më vonë.
Pra, kompania e Edi Ramës me të tjerë ka vazhduar punën 8 muaj, e paguar nga buxheti i shtetit, për të kryer ato që i janë ngarkuar, pa leje, njëlloj, në një shkallë më të vogël si Tuneli i Llogarasë, dhe siç do ta shihni ju, edhe si Aeroporti i Vlorës për të cilin baca i vogël hodhi dritë në intervistën e tij mjaft mirë”, deklaroi Berisha. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Afera e Mogherinit është 5 herë më e madhe në Tiranë se në Bryzh. Ne do insistojmë që kjo aferë të hetohet

16/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.