Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

‘Paqja fiskale’ e Ramës, më mirë apo më keq të mos paguash detyrimet

07/11/2025
Sy m’sy me Ramën: S’ke asnjë argument pse qytetarët duhet të votojnë ty. Je i zhytur në batak dhe po zhgërryhesh!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video shpjeguese në rrjetet sociale ku ka sqaruar mënyrën se si do të funksionojë nisma “Paqja Fiskale”, pjesë e projektbuxhetit për vitin 2026. Nisma mund të shërbejë si nxitje për të mos paguar në rregull detyrimet ndërkohë që mijëra biznese pritet të përfitojnë për shkak se nuk ishin korrekt me detyrimet ndaj shtetit

Sipas Ramës, kjo nismë do të zbatohet në dy forma kryesore. Fillimisht, do të ofrohet një falje për të gjitha bizneset që kanë detyrime të prapambetura ndaj shtetit.

“Për një periudhë që mund të shtrihet deri në tre vite, sipërmarrjet do të kenë mundësinë të lidhin marrëveshje vullnetare me administratën tatimore, ku do të pranojnë të rrisin me 18% tatimin e fitueshëm krahasuar me vitin e kaluar. Për çdo shtesë mbi këtë fitim, tatimi do të jetë vetëm 5%. Gjatë kohës që është në fuqi marrëveshja e paqes fiskale, bizneset nuk do t’i nënshtrohen kontrolleve tatimore që lidhen me tatimin mbi fitimin. Është një paqe që do të diskutohet në Kuvend dhe jo një paqe thjesht e propozuar në program elektoral”, u shpreh Rama.

Sipas propozimit të përfshirë në projektbuxhet, parashikohet një fshirje graduale e detyrimeve tatimore të akumuluara ndër vite:

A – Fshirje e plotë e detyrimeve tatimore të papaguara që i përkasin periudhave më të hershme se 10 vite, të regjistruara në llogaritë tatimore të subjekteve.

B – Fshirje 50% e detyrimeve për periudhat 5-10 vite, nëse shuma e mbetur paguhet njëherësh brenda një afati të përcaktuar, së bashku me fshirjen e gjobave dhe të interesave.

C – Fshirje 25% e detyrimeve për të njëjtën periudhë 5-10 vite, nëse shuma paguhet me këste brenda një viti, së bashku me fshirjen e gjobave dhe interesave.

D – Fshirje e gjobave dhe kamatëvonesave për periudhat 1-5 vite, me kusht që të paguhet plotësisht tatimi, tarifa ose kontributi përkatës i së njëjtës periudhë.

Do t’u jepet gjithashtu mundësia të gjitha sipërmarrjeve të korrigjojnë pasaktësitë në deklarimet e mëparshme të pasqyrave financiare. Për çdo ndryshim mes deklarimit të vjetër dhe atij të rishikuar me fitim më të lartë, do të aplikohet vetëm 5% tatim mbi fitimin. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.