Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Policia e Matit nuk e kalon provën, furgoni shkon te policia dhe jo policia tek furgoni

09/04/2025
Policia e Matit nuk e kalon provën, furgoni shkon te policia dhe jo policia tek furgoni
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia dhe prokuroria dështoi të evidentojë një rast të dyshuar të korrupsionit elektoral  në Mat pas padisë nga kandidati për deputet i PD, Basir Çollaku. Bëhej fjalë për një fugon shoqëruar nga zyrtarë të administratës socialiste në Mat që qarkullonte në fshatra.

Policia njoftoi se në furgon nuk u gjetën gjëra të paligjshme, pa qenë të qartë se kur bëhet fjalë për krim elektoral nuk është fjala për armë, dinamit apo drogë, mallra kontrabandë apo emigrantë të paligjshëm. Në krim elektoral edhe vetë furgoni mund të jetë gjë i paligjshëm, ashtu si shoferi, ashtu si edhe ata që e shoqërojnë.

Për më tej furgoni ka shkuar në polici dhe jo policët tek furgoni. Prokurori duhet të mbajë shënim dhe të bëjë hartën e lëvizjes dhe arsyeve për të dy makinat pasi të pyeten dëshmitarët. Çfarë bëbte furgoni shoqëruar me zyrtarë, shpërndante qumësht?

Më poshtë shënimi i kandidatit për deputet Çollaku dhe njoftimi i policisë së Matit (Dibrës):

Një njoftim për njoftimin policor!!

Ky është njoftimi i pilicisë së Komisariatit Mat. pas kallzimit të bërë dje nga unë. Natyrisht reagimi për marrjen e kallëzimit të deklarimeve janë bërë korrekt.
Disa të dhëna të cilat duhet të ishin shënuar
Në terren mjetin e kam fotografuar në orën 17 e 52 minuta
Me shefin e Komisariatit Ervis Sançolli, kam komunikuar me whatsup sepse në.thirrje telefonike nuk dëgjohej, dhe nuk gjeti mundësi të.ritelefononte më pas ndoshta nga angazhimet.
Salla operative e Komisariatit të Policisë më ka telefonuar në orën 19 e 16
Unë kam shkuar në Komisariat për të bërë kallzimin në orën 20
Kam dalë nga Komisariati rreth orës 21 e 10
Në mjetet furgon dhe fuoristradë kanë qenë punonjës të OSHE të Njësisë administrative Ulëz, dhe eksponentë të Partisë Socialiste. Të cilët i kam me emra disa ua kam thënë edhe Policisë.
Komisariati i Policisë Mat.
Pronarë dhe përdorues i kam identifikuar për pak minuta ndërsa policia se di!!!?
Çfarë duan këta zyrtarë bashkë në furgon dhe fuoristradë nëpër fshatra ??!
Dhe fakti njëmilionë dollarësh!!
Furgoni a është ndaluar apo ka ardhur vetë?!?!
Sepse 4 orë pas njoftimit ai nuk ka qenë në mjediset e komisariatit.
Për 4 orë a ka pasur ndonjë lavazh hapur?!
Për 4 orë bëhen shumë punë
Për katër orë mund dhe ta djegësh mjetin!!
Herën tjetër do jem më konkret. Ju premtoj miq të Policisë dhe Prokurorisë!!

NJOFTIMI/ Më datë 08.04.2025, është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasi B.Ç., 56 vjeç, banues në Tiranë, kantidat për deputet në Kuvendin e Shqipërisë pasi dyshonte se në fshatin Bushkash, Mat, disa persona të panjohur nga ana e tij, po shprëndanin produkte të ndyshme me një automjet (furgon), me qëllim favorizimin e subjekteve politike.

Menjëherë pas administrimit të kallzimit, shërbimet e Komisariatit të
Policisë Mat, kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të automjetit shtetasi F.L., sëbashku me automjetin e tij furgon, ku nga kqyrja dhe veprimet hetimore nuk u konstatua asnjë send apo veprim i kundraligjshëm.

Të gjitha veprimet janë kryer në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër. r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026
ALFRED LELA/ Tre ‘klasikët e mendimit politik’ të ‘PD së re’ të Bashës

Debati për shpifjen/Alfred Lela: Rama kërkon censurë, jo dekriminalizim

27/01/2026
I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

27/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026
ALFRED LELA/ Tre ‘klasikët e mendimit politik’ të ‘PD së re’ të Bashës

Debati për shpifjen/Alfred Lela: Rama kërkon censurë, jo dekriminalizim

27/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.