Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Alibeaj tërhiqet nga rekursi i Bashës për vulën e PD në Gjykatën e Lartë

04/03/2025
PD ka përgjimet e dy ministrave që flasin për para dhe vota, kjo është deklarata e Alibeajt
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti dhe drejtues i Djathtas 1912, Enkelejd Alibeaj, është tërhequr nga rekursi i bërë në Gjykatën e Lartë, për vulën dhe logon e PD, pasi Rithemelimi i rimori ato përmes një vendimi të Apelit.

Rekursi lidhet me vendimin e parë për vulën dhe logon e PD dhënë nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Agron Zhukri. Alibeaj pohoi se “tashmë kanë ndryshuar pozitat, ndaj ka marrë dhe këtë vendim”, deklaroi Alibeaj.

Sipas tij, rekursi është bërë në kohën kur ai ka qenë nënkryetar i PD (PD zyrtare), por tashmë ka krijuar një forcë të re politike, Djathtas 1912, në këto kushte sipas tij kur edhe është regjistruar në zgjedhje me një subjekt të ri, nuk ka më vlerë ligjore rekursi i bërë në Gjykatën e Lartë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish kreu i PD, Lulzim Basha e akuzoi Alibeajn për presion në mënyrë që të pranonte kushtet e tij për të qenë në koalicionin Djathtas për Zhvillim, në të kundërt tërhiqej nga rekursi për logon.

Alibeaj deklaroi në vijim se nuk ka asnjë tagër ligjor për të kërkuar diçka nga partia e Sali Berishës dhe për këtë arsye ka hequr dorë nga ai rekurs.

“Sa kohë që isha te PD e kam bërë këtë betejë ballazi, ndërkohë që jam tek “Djathtas 1912” juridikisht jam në një tjetër pozicion. Nuk kam asnjë kapacitet ligjor për të kërkuar diçka nga partia e Sali Berishës dhe për këtë arsye akti juridik dhe politik është ky i sotmi; heqja dorë nga ai rekurs. Kur kam filluar betejën me Sali Berishën kam filluar vetëm nuk kam pyetur  askënd”, u përgjigj Alibeaj gjatë një interviste në A2CNN

Alibeaj tha se nuk i është lutur për koalicion Bashës.

“Asnjëherë…kurrë. Termat e kërcënimit e shantazhimit t’i marrë mbrapsht. Kam fytyrë e identitet. Nuk kërcënoj dhe shantazhoj askënd. Nuk jam i kësaj politike. Që në dhjetor i kemi ofruar një platformë me zotin Shehi, i është ofruar edhe shumë të tjerëve . Nuk i është lutur askush. Një gjë i është bërë i ditur që sa kohë do të regjistrohemi në zgjedhje, betejat do t’i bëjmë me Berishën në fushëbetejë politike, jo duke u zvarritur gjyqeve”, tha Alibeaj në A2CNN. a.b

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

14/06/2026
Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

14/06/2026
Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

14/06/2026
Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

14/06/2026
Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.