Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja e ulët favorizon qeverinë dhe Lëvizjen VV

09/02/2025
Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja e ulët favorizon qeverinë dhe Lëvizjen VV
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deri në orët e mesditës numri i votuesve në Kosovë ka qënë nën shifrat e zgjedhjeve të mëparshme duke lajmëruar fitoren e VV SË Albin Kurtit.

Sipas raportimeve të vëzhguesve të Demokracisë në Veprim (DnV) procesi i votimit – që nga hapja e vendvotimeve po zhvillohet në mënyrë të qetë. Deri në orën 12:00, të drejtën kushtetuese për të votuar e kanë shfrytëzuar rreth 14.5% votuesve (me margjinë gabimi+/-0,37), nga 1,970,944 e qytetarëve me të drejtë vote.
Në komunat me shumicë serbe, dalja në votime është raportuar të jetë mbi 24% që është gati dyfish më e lartë sesa mesatarja e përgjithshme e daljes në nivel vendi.

Kosova zhvillon sot zgjedhjet parlamentare ndërsa 1 milion e 971 mijë qytetarë rezidentë me të drejtë vote kanë mundësi t’i drejtohen kutive të votimit.

Janë gjithsej 941 qendra votimi ndërsa 125 mijë persona do te votojnë për herë të parë. 104,924 votues ishin regjistruar nga diaspora, afati për votim i të cilëve është mbyllur tashmë.

Në garë janë 28 subjekte politike me rreth 1280 kandidatë për deputetë. Lëvizja Vetëvendosje, PDK, LDK dhe AAK kanë edhe kandidatët për kryeministër.

Qendrat e votimit janë hapur nga ora 7:00 deri në ora 19:00. Sipas vendimit të KQZ-së, janë shtypur 1,752,650 fletëvotime, prej të cilave 1,664,100 për votimin në vendvotime të rregullta; 28,450 për votimin me kusht; 38,650 për votimin e personave me nevoja të veçanta dhe si fletëvotime rezervë; dhe 21,450 për votimin në përfaqësi diplomatike.

Sipas KQZ-së, janë shtypur 323,218 apo 15.57% fletëvotime më pak se numri i votuesve. Kjo është një praktikë e ndjekur nga KQZ edhe në proceset e kaluara zgjedhore.

Çdo votues ka të drejtë të zgjedh një parti dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

15/04/2026
Kapen 144 kg kokainë sërish në Maltë, një pjesë kishte destinacion Durrësin

DETAJET DHE EMRAT/ SPAK godet grupin kriminal, trafikuan 7000 kg kokainë, sekuestrohen 12 milionë euro pasuri

15/04/2026
Gruaja nga Laçi tenton të hyjë nga kangjellat në SPAK: M’i kanë vjedhur pronat!

Gruaja nga Laçi tenton të hyjë nga kangjellat në SPAK: M’i kanë vjedhur pronat!

15/04/2026
4 të lënduar, 2 zjarrfikës dhe 2 banorë. Zjarrfikësit goditen nga polisteroli në flakë, ndërhyrje ajrore

Zjarri te Rruga e Dibrës, 4 të arrestuar, nën hetim edhe pronari i kompanisë, Lilo

15/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

Zbardhet pasuria e grupit kriminal, nën hetim Pepaj, Marku dhe Kola

15/04/2026
Kapen 144 kg kokainë sërish në Maltë, një pjesë kishte destinacion Durrësin

DETAJET DHE EMRAT/ SPAK godet grupin kriminal, trafikuan 7000 kg kokainë, sekuestrohen 12 milionë euro pasuri

15/04/2026
Gruaja nga Laçi tenton të hyjë nga kangjellat në SPAK: M’i kanë vjedhur pronat!

Gruaja nga Laçi tenton të hyjë nga kangjellat në SPAK: M’i kanë vjedhur pronat!

15/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.