Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Grupi i dyshuar i drogës, Gjykata Speciale pranoi gjykimin e shkurtuar

03/02/2025
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar, për disa nga të akuzuarit e grupit të trafikut të drogës, i cili u godit në muajin nëntor të vitit 2023 nga SPAK. 

Trupa e gjykimit e përbërë nga Erjon çela kryesues, Bib Ndreca dhe Ardit Mustafaj anëtarë, pranuan kërkesën e 6 të akuzuarve për tu gjykuar me formën e procedurës së shkurtuar, nga e cila mund të përfitojnë ulje të dënimit në rast se shpallen fajtor për akuzat që janë ngritur nga Prokuroria e Posaçme. 

Konkretisht u pranua kërkesa e ish shefit të krimeve në komisariatin numër 6 Dedan Gjoni, Adrian Cenaj, Bujar Ajeti, Besmir Murtati, Ismail Zeneli dhe Albert Prenga, ndërsa Jonida Babameto ish specialiste në zyrën e Interpol Tirana dhe Erzen Breçani ish zevëndës drejtuesi i policisë Tiranë kërkuan gjykim të zakonshëm.

Ky i fundit në sallën e gjyqit u shpreh se nuk mund të pranojë të gjykohet me provat e paraqitura nga SPAK.

Breçani: Unë dua të gjykohem me procedurën e zakonshme. E njoh shumë mirë hetimin dhe në dijeninë time, ky që është pas meje, Bujar Ajeti që e njoh që kur ishim fëmijë, më pas edhe tek RENEA, në dijeninë time nuk ka qenë ky person në kërkim nga shteti shqiptar. Unë kam arsyet e mia pse unë nuk e pranoj gjykimin e shkurtuar. Bujar Ajeti ka qenë i shoqëruar disa herë, ka kaluar kufirin me pasaportë. Unë kam ndjekur kriminelët gjithë jetën time, nuk kam përsë të përkrah këtë kategori tani. Nuk mund ta pranoj që unë të gjykohem me këto prova që janë paraqitur. Për akuzën e “pastrimit të parave”, as më ka shkuar në mend dhe as kam pastruar para. SPAK thotë vetë që nuk kemi mundësi financiare dhe është e vërtetë, paratë për hidrocentralin ia kemi marrë vëllait që ka 25 vite, me disa biznese”.

Prokurori Vladimir Mara u shpreh se Erzen Breçani ka përdorur një pin në aplikacionin Sky Eç që më parë e ka përdorur bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani. 

Ndërkohë, gjykata i ka ndarë nga ky proces personat e tjerë që ndodhen ende në kërkim mes tyre djali i Erzen Breçanit, Eralbi, Ervin Mata, Artan Sulejmani dhe Bajram Grabova, të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej nëntorit të vitit 2023.

Disa nga të pandehurit, kërkuan ndarjen e çështjes nga të tjerët, kërkesë e cila nuk u pranua nga GJKKO. 

Ky grup i strukturuar kriminal akuzohet për “trafik ndërkombëtar droge” në disa episode, “sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, “nxjerrje e informacionit sekret”. 

Hetimet për këtë dosje u mbyllën në 6 gusht të vitit 2024 nga prokurori Vladimir Mara. r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ish-krerët e UÇK-së japin deklaratat përmbyllëse në Hagë, vendimi pritet brenda 90 ditësh

Ish-krerët e UÇK-së japin deklaratat përmbyllëse në Hagë, vendimi pritet brenda 90 ditësh

18/02/2026
Polici Këshillues, ja shkeljet që nuk përfitojnë gjoba

Aksident i rëndë në autostradën Fier Lushnjë, një pa jetë

18/02/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Vëllai i deputetes arrestohet në Itali

18/02/2026
Berisha pret eurodeputetin Gahler: ‘Skandali Balluku’ po përdoret nga Rama kundër integrimit

Berisha pret eurodeputetin Gahler: ‘Skandali Balluku’ po përdoret nga Rama kundër integrimit

18/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ish-krerët e UÇK-së japin deklaratat përmbyllëse në Hagë, vendimi pritet brenda 90 ditësh

Ish-krerët e UÇK-së japin deklaratat përmbyllëse në Hagë, vendimi pritet brenda 90 ditësh

18/02/2026
Polici Këshillues, ja shkeljet që nuk përfitojnë gjoba

Aksident i rëndë në autostradën Fier Lushnjë, një pa jetë

18/02/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Vëllai i deputetes arrestohet në Itali

18/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.