Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Për sa kohë Amerika do të udhëheqë botën e lirë, PD do të mbetet një forcë e frymëzuar prej saj

28/11/2024
Berisha: Për sa kohë Amerika do të udhëheqë botën e lirë, PD do të mbetet një forcë e frymëzuar prej saj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha uroi sot shqiptarët për Pavarësinë përmes një mesazhi online ndërsa përgëzoi demokratët në lidhje me qëndresën e tyre 3 vitet e fundit.

“Ismail Bej Vlora dhe etërit e tjerë të pavarësisë po të zgjoheshin sot, nuk do të njihnin asgjë nga Shqipëria në të cilën ata shpallën pavarësinë.
Shqipëria është vite e vite drite larg.
Por nëqoftëse në rrafshin material, fizik, ndryshimet janë vite drite larg, përsëri për fatin jo të mirë, ngjashmëritë janë të pashmangshme.
Pas shpalljes së Pavarësisë, vrapuan të ja merrnin pavarësinë Shqipërisë.
Përzunë nga vendi babain e pavarësisë. Firmosën traktate për zhdukjen e saj. Shqiptarët krijuan principata në shërbim të të huajve.
Hodhi shqiptare u dyndën drejt Vlorës për të përzënë Ismail Qemalin dhe kundra tij”, tha Berisha.

Në vijim të fjalës së tij ai tha se për sa kohë Amerika do të udhëheqë botën e lirë, PD do të mbetet një forcë e frymëzuar prej saj

“Në këto momente kritike për vendin, qytetarët më pro amerikanë u ndodhën para një të papriture që nuk e kishin menduar ndonjëherë, por zgjodhën të vërtetën, zgjodhën vlerat, zgjodhën traditën, zgjodhën atdhetarinë.
Kaluan dy tre vite, por sot u pa. Pas 5 nëntorit doli me gjithë madhështinë e saj, Amerika e vlerave se ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, një Amerike që merrte përsipër të kryente grusht shteti në një vend partner.
Që merrte përsipër të krijonte një drejtësi krejtësisht në funksion të diktarotit.
Që merrte përsipër të sillte praktikat e shpërbërjes së familjes.
Dua të ndiheni të lehtësuar, se qëndruat për ato vlera të cilat i rikthej në piedestal, kombi i madh, kombi i lirisë. Dhe sot, dhe asnjëherë, ju nuk u bëtë, nuk u shndërruat në anti amerikan, përkundrazi për sa kohë Amerika do të udhëheqë botën e lirë dhe do të shkëlqejë me shembullin e lirisë, PD do të mbetet një forcë e frymëzuar prej saj”, tha Berisha. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Arrestohen kushërinjtë Indrit dhe Dorian Ferra për vrasjen e një 45-vjeçarit Çela

22/06/2026
Provokohet në protestë gazetari Osman Stafa. Thirret policia

Provokohet në protestë gazetari Osman Stafa. Thirret policia

21/06/2026
SKANDAL/ Marrëdhëniet me OSBE-në dhe dy shkeljet e ministrit Bushati

Ditmir Bushati i bie me gomë skenarit të Ramës për protestën: As Iran, as algoritëm

21/06/2026
Reagimi i Spiropalit ndaj Ramës: Do ta kemi marrëveshjen e re për Shqipërinë

Reagimi i Spiropalit ndaj Ramës: Do ta kemi marrëveshjen e re për Shqipërinë

21/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Arrestohen kushërinjtë Indrit dhe Dorian Ferra për vrasjen e një 45-vjeçarit Çela

22/06/2026
Provokohet në protestë gazetari Osman Stafa. Thirret policia

Provokohet në protestë gazetari Osman Stafa. Thirret policia

21/06/2026
DITA 22/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë në pritje të dorëheqjes së Ramës

DITA 22/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë në pritje të dorëheqjes së Ramës

21/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.