Skema e protestës së PD, 5 qendrat e protestës në Tiranë

Skema e protestës së PD, 5 qendrat e protestës në Tiranë

20
0
Shares

Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të zhvillojnë protestën sot të përqëndruar në akset kryesore të Tiranës duke bllokuar rrugët për 3 orë.

Protesta do të përqëndrohet në 5 pika kyçe por nuk përjashtohet edhe avancim me skemën varësisht nga intensiteti i protestës.

“Bashkia e Tiranës është një nga pikat ku do të mblidhen protestuesit e degëve 7, 9, 10 dhe 14 të PD-së Tiranë, ndërsa këtu do të jenë deputetët  Edi Paloka, Dhurata Cupi, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Ina zhupa. Gjithashtu te Bashkia do të jenë edhe anëtarët e Kryesisë Aldo Bumci, Belind Kellici, Besart Xhaferri, Grigels Mucollari, Ylli Asllani dhe Ervin Minarolli.

Rrethrrotullimi i Zogut të Zi është një tjetër pikë ku do të përqëndrohen mbështetës të opozitës, ndërsa atje do të mblidhen anëtarët nga degët 11, Kamëz , Vorë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë dhe Kukës. Në këtë pikë do të jenë deputetët Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Ferdinand Xhaferri, Andia Ulliri, Petrit Doda, Flamur Hoxha, Isuf Cela, Asllan Dogjani, Kryebashkiaku i Kavajës Fisnik Qosja, si dhe anëtarët e Kryesisë Floriana Garo, Gent Strazimiri, Fatbardha Kadiu, Jola Hysa dhe Bislim Ahmetaj.

Ura te rruga e Elbasanit, pranë selinë së PD-së është një tjetër pika që do të bllokohet nga opozita, ndërsa këtu do të jenë anëtarët e degëve 1, 2, 3, 4, 8, të PD-së së Tiranës, si dhe demokratët nga  Qarqet Dibër, Elbasan dhe Korçë. Këtu do të jenë të angazhuar deputetët Flamur Noka, Tomorr Alizoti, Xhelal Mziu, Jozefina Topalli, Jorida Tabaku, Kreshnik Collaku, Edmond Spaho, Sorina Koti, Andrea Mano, Qani Xhafa, Zheni Gjergji, Dashnor Sula. Ndërsa si anëtarë Kryesie do të jenë të angazhuar Ivi Kaso, Edit Harxhi, Clirim GJata, Florion Mima, Eleina Qirici, Mimoza Hajdarmataj dhe Megi Balliu.

Një tjetër pikë ku do të ketë përqëndrim të protestuesve është Sheshi Ëillson. Këtu do të përqëndrohen anëtarët dhe simpatizantët e degëve 5 dhe 12 të PD-së në Tiranë, si dhe ata që do të vijnë nga qarqet Fier, Berat dhe Vlorë. Deputetët që do të jenë të angazhuar janë Gazmend Bardhi, Bujar Leskaj Luan Baci, Bledion Nallbati, Lefter Geshtenja, Eralda Bano, Ilda Dhori dhe Saimir Korreshi. Ndërsa nga Kryesia do të jenë të angazhuar Enno Bozdo, Keltis Kruja, Genc Deromemaj dhe Indrit Hoxha.

Pallati me Shigjeta është një tjetër pikë ku do të mblidhen mbështetësit e opozitës për të protestuar. Këtu do të mblidhen demokratët nga degët 6, 13, 15, 16 të PD-së së Tiranës, si dhe ato nga Qarqet Lezhë dhe Shkodër. Këtu do të jenë të angazhuar deputetët Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Helidon Bushati, Emilia Koliqi, Ramadan Lika dhe Greta Bardeli. Ndërsa nga Kryesia do të jenë të pranishëm Luciano Boci, Bardh Spahia, Ledina Mandia, Lorenc Luka dhe Klevis Balliu”, raportoi gazetari Osman Stafa për news 24.

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se PD ka kërkuar leje për zhvillim të tubimeve, nga ora 17:00 deri në orën 20:00 por thekson se organizimi i tubimeve në disa segmente rrugore në bashkinë Tiranë krijon probleme dhe premisa për cenime të rendit publik.

“Në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Sekretari Organizativ i subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë” ka paraqitur kërkesën për zhvillim të tubimeve, nga ora 17:00 deri në orën 20:00 të datës 26.11.2024, në disa akse rrugore kryesore në Tiranë, konkretisht: Unaza e vogël, rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Ëilson” dhe nga pallati me shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.

Gjithashtu policia thotë se bllokimi i rrugëve është vepër penale dhe se për veprime në kundërshtim me ligjin, organizatori, drejtuesi i tubimit dhe pjesëmarrësit në tubim, do të mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale.

Për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY