Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan do inagurojë pas pothuajse 10 vitesh xhaninë e Namazgjasë në Tiranë, më e madhja në vend.
Ai mbërrin në Tiranë në orën 11:00 dhe rreth orës 11:30 do të pritet në një ceremoni zyrtare në Presidencë nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Më tej Presidenti Erdogan do të takohet në orën 12:15 me Kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në Këshillin e Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi.
Erdogan do të firmosë marrëveshje mes 2 vendeve për Arsimin, Bujqësinë dhe Agjencinë për Median dhe Informimin.
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për shtyp.
Vizita e Erdogan do të përmbyllet me përurimin e xhamisë së Namazgjasë në kryeqytet, çfarë është edhe në qendër të kësaj vizite. a.b
Axhenda e Erdogan në Tiranë
11:00 – Mbërritja e Presidentit Erdogan në Tiranë
11:30 – Presidenti Begaj pret në ceremoni zyrtare homologun turk, Erdogan
12:15 – Takimi Tete-a-tete i Kryeministrit Edi Rama me Presidentin Erdoğan
13:15 – Këshilli i Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi
14:25 – Firmosja e marrëveshjeve respektive mes dy vendeve
14:35– Deklaratë e përbashkët e Kryeministrit Rama – Presidentit Erdoğan
16:50 – Përurimi, Xhamia e Namazgjasë





