Dyfishohet taksa e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme

Dyfishohet taksa e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme

71
0
Shares

Sot në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, u diskutua projektligji “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme”. Gjatë diskutimi deputetët e PD ngritën shqetësimin se rritja e taksës nga 10 në 15 për qind ka bllokuar tregun e pasurive të paluajtshme dhe ka krijuar ngërç në këtë treg. Deputetët e PD ngritën shqetësimin që herë të tjera ky ligj është zbatuar me taksën 1 për qind ndërkohe që ky rivlerësim tani është 2 për qind për individët dhe 3 për personat juridikë.
“Propozimi ynë është që të bëhet 0,5 për qind për individët dhe 1 për qind për personat juridike”, ishin lehtësirat ligjore që propozuan deputetët demokratë, Oerd Bylykbashi dhe Arben Ristani.
Të pranishëm në mbledhjen e Komisionit ishin përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, dhe nga Ministria e Drejtësisë.
Duke prezantuar projektligjin “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme”, Drejtoresha e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë Ketrin Treska, theksoi se kjo është një nismë e përbashkëte dy Ministrive, asaj të Drejtësisë dhe të Financave dhe se bëhet pas një praktike të mirë që ka pasur zbatimi i një nisme të tillë në të shkuarën.
Në përfundim, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi dhe miratoi projektligjin “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme” si dhe projektligjet “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të RSH dhe Fondit Global kundër SIDA-s, tuberkulozit dhe malaries”, dhe projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27. 01. 1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY