Berisha: Çfarë po ndodh me Xibrakën? Mediat shkruajnë se Dumani e zhduku...

Berisha: Çfarë po ndodh me Xibrakën? Mediat shkruajnë se Dumani e zhduku dosjen

72
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se nuk dihet çfarë po ndodh me dosjen e Xibrakës. Mediat shkruajnë se Dumani e zhduku dosjen në të cilën shkruhej; personi i paidentifikuar, që është Olsi Kristaq Rama, tha Berisha.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Ju që nga mëkatet tuaja përrallisni poshtë e përpjetë në mbrojtje të Dunanit, ju pyes unë ju: a nuk ishte ky sharlatan, mercenar, që deklaroi për Amant Josifin që kishte vjedhur miliarda euro qytetarëve europianë, me call centera, me Olsi Ramën, se ne nuk e hetojmë atë, por e heton Spanja paçka se krimi monstruoz kishte ndodhur në Shqipëri.
Por ti se hetoje dot atë se merrje valixhet me paratë kallp të Olsi Ramës dhe Amant Josifit.
Po ku mund të shpallësh ti amnisti. A ka krim më të shëmtuar se ky.
Çfarë ndodh me Xibrakën. Tani mediat shkruajnë se e zhduku dosjen, dosjen në të cilën në çdo faqe dhe kapitull shkruhej; personi i paidentifikuar, Olsi Kristaq Rama.
Miqtë e mi!
Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë kurrë të ardhme pa rikthyer në Shqipëri, drejtësinë e pavarur.
Ata që mbrojnë Dumanin, mbrojnë korrupsionin, amnistrinë e krimit, amnistinë e krimit elektoral. Ata janë mbështetës të verbër të Edi Ramës, të korruptuar nga Edi Rama.
Altin Dumani është masha e regjimit, është masha e Edi Ramës.
Lidhjet e tij me botën e krimit, dalin gjithnjë e më shumë në dritë. A e morët ju vesh edhe njëherë.
Xhori i pandehur për respiratorët e njerëzve që vdiqën nga kovidi, është dhe i preferuari kryesor i tij, që i firmos tenderat me 99.9 % se i ndajnë se bashku.
U ndal në këto momente miq, se pa drejtësi liria është inekzistente. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY