Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamir Noka e ka përshëndetur vendimin e Apelit në Tiranë për ti kthyer vulën dhe formalitetin PD, Rithemelimit.
”Sot është një ditë e mirë për të gjithë demokratët.
Zëri i tyre megjithëse në oazin e padrejtësisë u gjetën gjyqtarë me integritet që i dhanë zë të vërtetës, e cila po zvarritej prej tre vitesh.
E vërteta që demokratët janë ata që vendosin me vullnetin e tyre çdo gjë që ka të bëjë me Partinë Demokratike.
Komenti yne është shumë i thjeshtë, demokratët janë të bashkuar, vendimi i gëzon ata.
Por sot është një ditë e keqe për regjimin sepse demokratët e bashkuar nga sot do kenë vetëm një mision, çrrënjosjen e këtij narkoregjimi dhe kthimin e shpresës te shqiptarët.
Një opozitë e përçarë ka marrë fund. Një opozitë e zvarritur ka marrë fund. Sot Shqipëria ka një PD të ëvrtetë. Sot Shqipëria ka një opzitë të bashkuar. Një opozitë të bashkuar që do i japë zë”, tha Flamur Noka. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/