Berisha: Edi Rama, vendosi të vjedhë pronën publike me vendime qeveritare. E...

Berisha: Edi Rama, vendosi të vjedhë pronën publike me vendime qeveritare. E ka për veten, Olsin, Alabarin dhe Gazin

126
0
Shares

“Java që kaloi, ishte një javë e zezë. Edi Rama, vendosi të vjedhë pronën publike me vendime qeveritare”, tha ndër të tjera kreu i PD, Sali Berisha kur komentoi ligjin që votoi PS në parlament përmes të cilit mund ti falen me mijëra metra pasuri publike klientëve të qeverisë.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Edi Rama, hajduti më i madh i kohërave që ka njohur kombi ynë, vendosi të vjedhë pronën publike me vendime qeveritare. Vendosi të rrëmbejë pronën e qytetarëve me vendime të veta.

Të vendosësh për ti dhënë privatit pronën publike do të thotë, Edi Rama vendos për ti dhënë vetes dhe Alabarit të tij 1 mln e 400 mijë metër katrorë tokë në portin e Durrësit. Truall që në total shkon në 4 miliardë euro.
Me ligjin famëzi që kaloi në parlament për kalimin e pronës publik te privati, Edi Rama i jep dhjetëra mijëra metër katrorë tokë, Olsi Ramës për të ndërtuar stadiumin e biznesit të tij.
Me ligjin famëzi me të cilin shkallmon themelet e pronës, të shoqërisë tonë, Edi Rama u jep oligarkëve, trafikantëve të drogës, trojet publike në mes të muzeut kombëtar të cilin e ka mbyllur për të ja shndërruar oborrin në kullë.
Me vendim që mori parlamenti javën që kaloi, Edi Rama truallin e Teatrit Kombëtar ja jep trafikantit të parë që i jep më shumë.
Ky është një agresion, një rrënim në themelet e një shoqërie.

Të rrëmbesh, të plaçkisësh pronën publike që është pronë e qytetarëve, për të ja dhënë vetes, vëllait, trafikantëve, je një i pashpirtë, i pangopur, tejkalon çdo lloj limit.

Çdo metër tokë, çdo pronë publike që mund të tjetërsohet duhet ti kalojë vetëm pronarëve, pronarëve, pronarëve.
Ky është krim i shëmtuar miqtë e mi.
Mos harroni se janë me qindra e qindra ndërtesa mbi troje private dhe e kërkon ligji, morali, që çdo metër katrorë tokë publike që mund të tjetërsohet të kalojë tek privati pronar, tek privati ish pronar.
Qeveria e PD-së, miqtë e mi është qeveria që bëri 230 mijë shqiptarë pronarë të apartamenteve publike. I bëri pronar me çmime simbolike, i bëri pronar për tu shpërblyer atë mund, atë djersë të tmerrshme që kishin derdhur në një sistem barbar dhe kishin përfunduar më të varfrit e botës. Qeveria ktheu apo kompensoi, 1 miliardë e 577 milionë e 400 mijë metër katror tokë, pronarëve legjitim.
E drejta duhet të bëhet. Dhe nga këto reforma përfituar 510 mijë shqiptarë. Por qeveria la të regjistruar dhe 75 mijë hektarë tokë për të kompensuar pronarët që akoma nuk ishin kompensuar.

Edi Rama fondin e kompensimit ua dha trafikantëve, drogmenëve, kriminelëve në miliona e miliona metër katror tokë.
Dhe tani, ky brigant voton ligjin që këto prona të privatizohen nga ai së pari vetë me Alabarin, nga Olsi Rama me Gaz Demin, etj., etj., soj e sorollop hajdutësh që po i pinë gjakun këtij kombi.
Nuk keni pasur, nuk patur kombi armik si ky. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY