Një person vodhi kamioncinën në një parking privat dhe në ikje e sipër bëri një dëm edhe më të madh. Nfjarja bdoshi në Paskuqan Tiranë.
”Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin N. Ch., 62 vjeç, banues në Korfuz, për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Ky shtetas, më datë 19.05.2024, rreth orës 02:00, në Paskuqan 2, në një parkim privat, ka vjedhur një automjet tip kamionçinë, dhe gjatë tentativës për tu larguar është përplasur me disa automjete të parkuara. Pas testimit me AquilaScan, 62-vjeçari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike”, njoftoi policia e Tiranës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/