“Manipulim me shpenzimet për udhëtime ndërkombëtare nga qeveria, shifrat”

“Manipulim me shpenzimet për udhëtime ndërkombëtare nga qeveria, shifrat”

118
0
Shares

PD denoncoi sot falsifikimin, sipas saj, të shpenzimeve për fluturime ndërkombëtare nga qeveria Rama.

”Në analizën vjetore të APP-së për 2023 janë pasqyruar shpenzimet për blerjen e biletave të transportit ajror ndërkombëtar. Sipas këtij institucioni për vitin 2022 vlera totale e shpenzuar për bileta ishte 2.9 milion euro ndërsa për vitin 2023 vlera totale ishte 3.6 milion euro ose 25% më shumë”, deklaroi zëdhënësja antikorrupsion Genta Vangjeli.

Më poshtë janë të dhënat:

Të dy këto shifra fshehin fluturimet dhe shpenzimet lidhur me to të zyrtarëve të Ramës.

Partia Demokratike bën me dije publikun se shpenzimet fundore për dieta e blerjen e biletave të transportit ajror për vitin 2022 kapin vlerën totale të 8.1 milion euro

Për vitin 2023 kjo vlerë shkon në 9.5 milion euro ose 18% më shumë.

 

Vlerat e paraqitura në raportin e APP janë pothuaj 3 fish më të ulëta se vlerat reale të regjistruara periodikisht në publikimet e shpenzimeve për blerje të biletave dhe udhëtimet jashtë vendit.

Sikurse vërehet shpenzimet reale nuk përkojnë me vlerat totale sipas raportit të APP-së, shpjegoi Vangjeli. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY