Gjyqi i Gërdecit, Mediu: ekspertim të ri pasojave, kërkon që gjyqi të...

Gjyqi i Gërdecit, Mediu: ekspertim të ri pasojave, kërkon që gjyqi të jetë i hapur

96
0
Shares

Gjyqi i Gërdecit në GJKKO u zhvillua sot me tension e debat mes ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediut dhe familjarëve te viktimave dhe vetë gjykates.

Mediu e mbrojtia e rij kerkoj një akt te ri ekspertimi per demin ekonomik ne Gërdec duke patur parasysh se ekspertuesit e mëhershëm kanë qënë në konflikr interesi dhe pa ekspertizën e nevojshme.

Ish ministri i Mbrojtjes kërkoi qe gjyqi te behet me kamera e live.

Familjaret e viktikave kanë reaguar ashpër ndaj kërkesave të Mediut.

Në seancën e kësaj të mërkurë për ccështjen “Gërdeci”, u debatua për akt ekspertimin ekonomiko-financiar.

Mbrojtja e ish ministrit Fatmir Mediu u shpreh se ekspertet janë caktuar në mënyrë të njëanshme nga Prokuroria e Posaccme Antikorrupsion dhe se ekspertët jane në kushte papajtueshmërie për të kryer aktin e ekspertimit. 

Ekspertet janë nga KLSH, Ministria e Drejtësise dhe nga Ministria e Fincancave. Sipas avokatit Ligori, pyetjet drejtuar ekspertëve janë tërësisht juridike. Pjesa më e madhe e pyetjeve kanë natyrë juridike, jo teknike.

Ligori- ështe absurde të japin ekspertët përgjigje juridike. Kompetente është prokuroria dhe gkykata në këtë fushë, jo ekspertët. Kërkojmë kryerjen e një riekspertimi kontabël me 3 ekspertë të fushës. Asnjë nga ekspertët nuk kishte licensë. 

Në seancën e sotme foli edhe ish ministri i mbrojtjee Fatmir Mediu i cili tha se për 16 vite me radhë e akuzuan se e përzghodhi ai Gerdecin, ndërkohë në këte gjyq, u faktua se nje gjë e tillë ishte e pavërtete. 

Mediu- Kjo është e qëllimshme për te mbajtur gjallë nje proces politik. Pa asnjë hezitim mora përgjegjësinë morale, nuk u fsheha, nuk u largova dhe hoqa dorë nga mandati. Kërkoj që kt gjyq të behet live me kamera, që ta shikojnë të gjithë shqiptarët.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY