Foto ilustruese
Një motorist, Astrit Lamaj, 53 vjeç, që lëvizte brenda një grupi humbi jetën sot pasi u përplas me barrierën mbrojtëse të rrugës.
“Sot rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Skërficë-Fushë Vërri”, gjatë lëvizjes së një grupi motorristësh, njëri prej motomjeteve që drejtohej nga shtetasi Astrit Lamaj, 53 vjeç, banues në Durrës, është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi Astrit Lamaj”, njoftoi policia e Delvinës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se 53-vjecari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/