Një krim në familje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bulqizë. NJë grua ka goditur me thikë disa herë bashkëshortin e saj, duke e plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.00. Rudina Basha 36 vjeç, ka sulmuar dhe goditur 6 herë me thikë bashkëshortin e saj, Besnik Basha 45 vjeç. Nga ky sulm, burri ka marrë disa plagë dhe pas ndihmës së parë mjekësore, mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Pas njoftimit, polica shkoi në vendin e ngjarjes. Nga hetimet paraprake mësohet se krimi ka ndodhur për motive të dobëta.
Policia menjëherë arrestoi gruan 36-vjeçare.
Pas kontrollit në banesë, polica gjeti edhe një pushkë pa leje, e cila mësohet se i përkiste burrit të plagosur, për të cilën u arrestua edhe ai.
Po vijojnë hetimet e policisë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij krimi në familje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/