Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHKELJET/ Hije dyshimi dhe mungesë transparence mbi tenderin e mirëmbajtjes së rrugës Durrës – Kukës

28/07/2016
SHKELJET/ Hije dyshimi dhe mungesë transparence mbi tenderin e mirëmbajtjes së rrugës Durrës – Kukës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dhënia me koncesion e mirëmbajtjes së rrugës Durrës – Kukës vishet me dyshime. Dokumentet e tenderit tregojnë se, kompania e shpallur fituese “Vendeka Bilgi”, edhe pse parashikon më shumë investime, do të marrë më shumë të ardhura nga qytetarët dhe buxheti. Më konkretisht sipas dokumenteve, në 30 vitet e ardhshme, kompania fituese do të arkëtojë në total 596.1 milionë euro nga koncesioni, nga të cilat pjesa dërrmuese do të paguhen drejtpërdrejt nga qytetarët, ndërsa 72.8 milionë euro do të subvencionohen nga buxheti i shtetit.
Sipas dokumenteve, kjo shifër është 175.2 milionë euro më e madhe sesa ajo që ka kërkuar konsorciumi i renditur në vendin e dyte, i përbërë nga një grup kompanish shqiptare.
Dokumentet tregojnë se, “Vendeka Bilgi” do të marrë më shumë qoftë nga pagesat direkte të qytetarëve, por edhe nga buxheti. Sipas tyre, në 13 vitet që do të subvencionohet rruga, buxheti do t’i paguajë kompanisë turke 72.8 milionë euro, kur kompania e renditur e dyta kishte kërkuar gati 8 milionë euro më pak subvencione.
Por çmimi nuk është dyshimi i vetëm i tenderit. Edhe procedurat pas tij ngrenë pikëpyetje.
Në vendimin numër 634 të Këshillit të Ministrave përcaktohet se, çdo ofertues ka të drejtë të ankimojë tenderin brenda një afati 5-ditor nga data e publikimit të fituesit. Por, edhe pse afati po përfundon, Ministria e Transporteve ende nuk e ka publikuar vendimin zyrtarisht, as në faqen e saj dhe as në atë të Agjencisë së Prokurimeve Publike, duke mos lejuar kështu ankimimin e tij.
Përtej këtyre dy pikëpyetjeve, dyshime ngrihen edhe me plotësimin e kritereve teknike. Dy nga kushtet kryesore të tenderit kanë qenë eksperienca e kompanisë në investime të mëdha mbi 20 milionë euro, si dhe administrimi me pagesë i një rruge me gjatësi mbi 60 kilometra. Të dyja këto kushte nuk plotësohen nga kompania fituese, sipas dokumenteve të tenderit. /TopChannel /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

29/06/2026
”Morën peng aeroportin e Vlorës se iu prishën pazaret”, i riu: Rama dhe Balluku dëmtuan turizmin

MEDIA FRANCEZE/ Një muaj protesta kundër Ramës, u konsumua nga korrupsioni

29/06/2026
Ajola Xoxa jep shifrën e saj për blerjet, flet për herë të parë e shoqja e Veliajt

Erion Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i jep leje të takojë djalin e porsalindur

29/06/2026
Rama sulmon sërish protestën: Është pasoja e algoritmit dhe jo keqqeverisjes

Elisa Spiropali mungon në mbledhjen e grupit të PS, Rama një kërkesë deputetëve

29/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

29/06/2026
”Morën peng aeroportin e Vlorës se iu prishën pazaret”, i riu: Rama dhe Balluku dëmtuan turizmin

MEDIA FRANCEZE/ Një muaj protesta kundër Ramës, u konsumua nga korrupsioni

29/06/2026
Ajola Xoxa jep shifrën e saj për blerjet, flet për herë të parë e shoqja e Veliajt

Erion Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i jep leje të takojë djalin e porsalindur

29/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.