Bardhi dhe Çuçi me deklarata të ndryshme për reformën zgjedhore, konfirmojnë komisionet...

Bardhi dhe Çuçi me deklarata të ndryshme për reformën zgjedhore, konfirmojnë komisionet hetimore

152
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi lajmëroi sot se është rënë dakord në parim për ngritjen e dy komisioneve hetimore për koncesionet në shëndetësi dhe ndërhyrjet në sistemin TIMS si edhe të një nënkomisioni që do diskutojë çdo reformë që kërkon gjithëpërfshirje dhe konsensus, përfshirë këtu Reformën Zgjedhore.

Së pari më lejoni të them tre fjali. Sot pas 5 muajsh, mbledhja e Konferencës së Kryetarëve u kthye më 12 tetor atje ku nisi edhe motivi legjitim i opozitës për të penguar funksionimin normal të Kuvendit. I kam bërë apel kolegëve të mazhorancës që të mos marrin vendim të nxituar, të marrin kohë të nevojshme për një dialog parlamentar të nevojshëm në një vend anëtar të NATO-s. Me arrogancë më 12 Tetor u vendos rrëzimi i kërkesës për komision hetimor lidhur me kontratat koncesionare në shëndetësi, rrëzimi i komisionit hetimor për TIMS dhe u vendos së treti refuzimi i kërkesës për të ndryshuar përbërjen e komisionet të Reformës Zgjedhore. Lajm i mirë që pas 5 muajsh rezistencë për këtë arrogancë të shfaqur më 12 Tetor nga ana e mazhorancës, ata kanë reflektuar dhe i diskutojmë të treja këto çështje. Ka pasur vendimmarrje në parim, kemi rënë dakord për pranimin e kërkesës së opozitës për komisionin për kontratat koncesionare në shëndetësi, për ndërhyrjet e paligjshme në TIMS dhe kemi rënë parimisht dakord që çdo ligj që kërkon 3/5, pa përjashtuar sigurisht ligjin kryesor, Reformën Zgjedhore, të diskutohet në një nënkomision, nënkomision që do ngrihet mes PS dhe grupit të PD, me vendimmarrje që merren me konsensusin e të dyja palëve dhe asistohen nga ekspertizë ndërkombëtare. Dua të vë theksin që për opozitën ka qenë gadishmëria për tu kthyer në normalitet, por që kjo të ndodhë do të duhet të përmbushën tre kërkesat e opozitës. Nesër do të mblidhet përsëri Konferenca e Kryetarëve, që kshu do të duroni deri nesër për të shpallur të zgjidhur ngërçin që është krijuar në Kuvend”, tha Bardhi.

Ndërkohë sa i takon nënkomisionit për reformat, Bardhi tha se Oerd Bylykbashi do jetë një nga anëtarët, ndërsa deputeti tjetër do caktohet nga grupi i PD.

Edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi është shprehur se kjo mbledhje ishte një frymë e mirë përpsa i përket vazhdimit të një jetë normale parlamentare.

Gjatë fjalës së tij në një prononcim për mediat, Çuçi ka deklaruar se është vendosur të krijohet një grup i posaçëm që do të rregullojë objektet e 2 komisioneve hetimore, atë të sistemit “TIMS” dhe “Koncensionet në Shëndetësi”.

Diskutuam dhe u duk sikur rivendosëm dialogun dhe bashkëbisedimin aty ku e lamë në Tetor. Sot vendosëm që atë që ne e kemi thënë dhe po e prisnim prej më shumë se 4 muajsh. Lanë një grup të përbashkët që të merren me rregullimin e objektit për ta sjellë sipas kërkesave në ndryshimin e ligjit për komisionet hetimore. Mendoj se ishte frymë e mirë përsa i përket vazhdimit të një jete normale parlamentare. Ata vendosën të bëjnë atë aksion që nuk i çon gjëkundi dhe të hyjnë në një jetë normale parlamentare”, deklaroi Çuçi.

Reforma Zgjedhore ka një komision që funksinon, do të shohim produktin e këtij komisioni. Tani po punohet bashkë me ekspertët e ODIHR, do të shohim produktet e komsionit bipartizan dhe do t’i trajtojmë si të gjithë. Komisioni bipartizan ka jetën e vet. Ne ramë dakord në parim që të diskutojmë për çështje që kanë të bëjnë me një shumicë të cilësuar për t’i miratuar në bërthama më të vogla se komsioni ligjor dhe në finale është vendimmarrja në seancë plenare. Ne kemi ngritur një komision, ja kemi dhënë të gjithë kohën e nevojshme dhe komisioni do të përfundojë mandatin me një produkt. Aty janë të përfaqësuar të gjithë korentet opozitare në atë komision. Do t’i nënshtrohet procedurave parlamentare në kuvend. Produkti i komisionit bipartizan do të shqyrtohet në procedura normale parlamentare. Shqipëria ka një kod zgjedhor funksional”, tha Çuçi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY