Opozita do te ngreje 2 komisione hetimore, vendosi sot Konferenca e Kryetareve ne Parlament pasi mazhoranca u terhoq nga vendimet e datës 5 Tetor 2023.
Dy komisionet qe do te ngrihen jane për kontratat koncesionare në shëndetësi dhe për komisionin hetimor për ndërhyjen e paligjshme në sistemin TIMS do te miratohen neser ne nje mbledhje tjeter te konferences se kryetarëve.
Konferenca e Kryetarëve ka arritur gjithashtu dakortësinë në parim për një tjetër çështje që shkaktoi bllokimin e veprimtarisë normale të Kuvendit, që ishte përfaqësimi me ato që opozita cakton vetë në proceset e Reformave.
Marreveshja ka shkuar edhe me tej drejt krijimit te nje nenkomisioni qe thirret “Nënkomision për Reformat” me 4 anëtarë , 2 nga opozita, 2 nga mazhoranca.
Nënkomisioni është përgjegjës për diskutimin/shqyrtimin e paketave ligjore, reformave dhe ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar apo ligjeve që kërkojnë gjithëpërfshirje, përfshirë ligjet që janë të nevojshme për procesin e integrimit europian.
Nenkomisioni merr vendimet me konsensusin e të gjithë anëtarëve permes ushtrimit edhe te mekanizimit te vetos dhe më pas i kalon aktet e dakordësuara për shqyrtim/miratim në seancë plenare.
Kjo do te thote se edhe Komisioni i Reformës Zgjedhore qe i mbaron afati më 21 Mars 2024, nuk do te riperterihet. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/