Non grata e Berishës, për të frikësuar të tjerët. Konstatimi befasues i...

Non grata e Berishës, për të frikësuar të tjerët. Konstatimi befasues i Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë: Nuk u bazua në fakte

422
0
Shares

Këshilli i Ambasadoreve Amerikanë e cilëson sanksionimin e liderit të opozitës, Sali Berisha, si antiligjor dhe pa prova pas një raporti mbështetut në një mision faktmbledhës në Shqipëri.

Këshilli raporton se nuk i është dhënë asnjë provë, duke ngritur dyshimet edhe mbi traditën amerikane të procesit të rregullt, e aq më tepër kur ky sanksionim u është justifikuar si shembull për fajtorët aktualë.

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë ngre dyshime se sanksionimi i Sali Berishës nga Shtetet e Bashkuara se ka qenë një veprim i pajustifikuar dhe antiligjor, për t’i dhënë mësim një fajtori aktual, për hir të luftës ndaj korrupsionit në Shqipëri, e kjo nuk është shembulli që duhet të japë Amerika. Sipas Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, ambasadorja Yuri Kim nuk ka arritur të jap shpjegime bindëse për këtë, duke vënë në dyshim edhe traditën amerikane të procesit të rregullt ligjor.

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë: Ambasadorja Kim dhe stafi i saj na siguruan se provat që mbështesnin përcaktimin ishin thelbësore, por komunikuan me vendosmëri se nuk mund të na jepnin asnjë prej tyre. Ata gjithashtu pranuan se procesi ishte një përcaktim tërësisht pas dyerve të mbyllura, i përjashtuar nga procesi i kundershtimit dhe pa të drejtë ankimimi. Kjo është shumë e pazakontë, për të mos thënë unike, në jurisprudencën amerikane. Simpatizantët e Berishës na u ankuan se përcaktimi i tij ishte arbitrar dhe represiv, antitezë e traditës amerikane të procesit të rregullt ligjor. Megjithatë ambasadorja Kim na tha privatisht se lufta kundër korrupsionit ishte e një rëndësie kaq thelbësore për politikën e SHBA-së dhe e një prioriteti kaq të lartë, saqë zyrtarët e administratës së Bidenit e konsideruan të rëndësishme që ta bënin dikë shembull– për të theksuar se askush nuk qëndron mbi ligjin ose imun kur bëhet fjalë për krimet e korrupsionit. E kemi parasysh faktin se Berisha është 79 vjeç dhe mund të konsiderohet se po i afrohet fundit të jetës së tij politike, një figurë politike e pazëvendësueshme për disa, por nuk është mënyra amerikane e drejtësisë të verë në shënjestër dikë tjetër për t’i dhënë një mësim një fajtori aktual. Kjo do të ishte më e ngjashme me shprehjen kineze “vrit pulat për të trembur majmunët”.

Por jo vetëm kaq, këshilli i ambasadorëve ka vlerësuar rolin e Sali Berishës në rrëzimin e sistemit dikatorial në Shqipëri, konsolidimin e demokracisë, por edhe afrimin me Shtetet e Bashkuara të Ameerikës, që prej vitit 1990, duke kulmuar edhe me vizitën e Presidentit të Parë amerikan në Shqipëri, Xhorxh Bush, që rriti edhe ndjenjën proamerikane.

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë: Afiniteti i Shqipërisë për Shtetet e Bashkuara u forcua më tej nga deklarata e Presidentit George W. Bush në vitin 2007 – në udhëtimin e parë në histori të një presidenti amerikan në Shqipëri– se Kosova duhet të jetë e pavarur. Që atëherë, shqiptarët kanë mbështetur përparimin domethënës, edhe pse ende të paplotë, të Kosovës drejt njohjes ndërkombëtare të sovranitetit dhe pavarësisë së saj.

Ndërsa ngrenë pikpyetje të forta për sanksionimin e liderit të opozitës, Sali Berisha, Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë ka lëshuar kritika të forta mbi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij. Raporti për qeverisjen nis me kritikat dhe refuzimin e Edi Ramës dhe vartësve të tij, që refuzuan bashkëpunnimin në dhënien e informacioneve, Misioni ngre dyshimin se kjo është bërë për të fshehur gjëndjen aktuale të vendit.

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë: Kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e kabinetit të tij nuk paraqitën relacion informues. Është e vështirë të përcaktohet nëse kjo ishte prej mungesës së kohës apo për të anashkaluar dhe diskredituar ndonjë kritikë që mund të bëhej nga misioni ynë, por kryeministri Rama mbeti temë e vazhdueshme e bisedës në pothuajse të gjitha takimet tona.

Por teksa qeveria dhe kryeministri Edi Rama refuzuan bashkëpuninimin me këtë mision, Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë sjell në vëmendje gjetjet dhe denoncimet për përqendrimin e të gjitha pushteteve nga Rama, si dhe përpjektjet e tij për të penguar opozitën në zgjedhje për rifitimin e pozitës së saj qeverisëse.

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë: Kryeministri Rama dhe Partia e tij Socialiste e Shqipërisë tani gëzojnë monopole të qeverisjes kombëtare dhe të zyrave të zgjedhura vendore dhe rajonale. Partia Demokratike në pushtet dikur bëri një sërë llogaritjesh të gabuara dhe braktisi vendet parlamentare në favor të bashkimit me protestat e rrugës në 2017 dhe më pas bojkotoi zgjedhjet lokale të 2019-ës që pretendonte se ishin të manipuluara. Ne e vizituam pak para zgjedhjeve bashkiake mbarëkombëtare dhe Partia Demokratike po luftonte për të rifituar mandatet, por u pengua keq nga ndarjet e brendshme, nxitja dhe financimi i të cilave, sipas disave, është ndihmuar nga partia e Ramës.

Jo vetëm kaq, sipas këtij raporti, kryeministri EdI Rama shkon deri në blerjen e kundërshtarëve, përdorimin e drejtësisë dhe lidhjet me krimin e organizuar shqiptar dhe ndërkombëtar për përfitimet e tij dhe goditjen e kundërshtarit, e kjo faktohet edhe nga bllokimi i proceseve integruese në BE.

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë: Partitë e ndryshme opozitare të Shqipërisë paraqitën gjatë takimeve tona një sërë ankesash kundër qeverisë së Edi Ramës. Kundërshtarët thanë se partia e tij monopolizon pushtetin; blen kundërshtarët; përdor pushtetin qeveritar për të mbytur opozitën dhe për të ndëshkuar ekonomikisht kundërshtarët; po përdor reformën në drejtësi për të politizuar gjykatat dhe për të dëmtuar pavarësinë e gjyqësorit[1]; dhe ka lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar dhe përfitime prej tij. Opozita është punë e opozitës, kështu që pak nga këto pretendime ishin befasuese, por ato na kujtuan se si dyshimet e BE-së për qëndrueshmërinë e demokracisë së Shqipërisë dhe problemet e ndërthurura të krimit dhe korrupsionit po pengojnë përparimin drejt një prej synimeve kryesore të vendit: anëtarësimin në BE.

Këto gjetje Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë I ilustron edhe me panoramën e kryeqytetit, ku kullat e larta ngrihen falë pastrimit të parave të drogës dhe korrupsionit, që më pas përdoren për zgjedhje duke dëmtuar rëndë demokracinë në Shqipëri.

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë: Mini-rrokaqiejt, bulevardet dhe trafiku i ri i Tiranës drejtojnë shoqërinë moderne që shqiptarët aspirojnë të ndërtojnë. Disa dyshojnë se rritja e lartë e qytetit është produkt i pastrimit kriminal të parave, veçanërisht pasi krimi i organizuar, veçanërisht rrjetet e trafikut të drogës dhe korrupsioni janë bërë shenja dalluese të Shqipërisë postkomuniste. Këto probleme endemike po dëmtojnë demokracinë zgjedhore të Shqipërisë. Marrë me editim nga syri.net

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY