“Qytetarët të bashkohen për qeveri teknike. Rama nuk bën zgjedhje të lira”

“Qytetarët të bashkohen për qeveri teknike. Rama nuk bën zgjedhje të lira”

80
0
Shares

U bëj thirrje qytetarëve të bashkohen për një qeveri teknike si kushti i të gjitha kushteve për të votuar të lirë, deklaroi kreu i PD, Sali Berisha këtë mbrëmje.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Me këtë qeveri, varfëria do rritet gjithnjë e më shumë.
Skamja do bëhet gjithmonë e më e frikshme.
Edi Rama me avionin e tij taksi nuk do shpenzojë 22 milionë euro në 18 muaj, por më shumë, edhe 30, edhe 40 milionë.
Pasuritë publike nuk kthehen në të mira materiale për qytetarët, por kthehen në të mira për qeveritarët.
Çdo gjë po e trajtojnë si pronë të tyre, çdo gjë po e plaçkisin si pronë të tyre.
Le të pyesim veten, a ka njerëz në Europë më të mashtruar se shqiptarët nga Edi Rama?
Më thoni ju mua, a nuk premtoi ky 300 mijë vende pune?
A nuk premtoi ky heqjen e TVSH-së nga ushqimet?
A nuk premtoi ky ujë të pijshëm në çdo shtëpi?
A nuk premtoi ky hapjen e negociatave me BE-në?
A nuk premtoi ky Korridorin Blu e ku ta di unë?
Ku janë? Mashtrime, mashtrime dhe vetëm mashtrime.
Të gjitha këto do përkeqësohen, e keqja nuk ka fund në qoftë se ne nuk i japim fund asaj.
Dhe kjo e keqe është Edi Rama me vjedhjet e tij, me mashtrimet e tij, me rrëmbimin e votës së shqiptarëve.
Ndaj dhe u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen për një qeveri teknike si kushti i të gjitha kushteve që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë.
Të votojnë me dinjitet, të zgjedhin ata drejtuesit e tyre.
Si kushti i të gjitha kushteve për të vendosur barazinë para ligjit.
Për t’u dhënë shqiptarëve sistemin e drejtësisë që meritojnë. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY