Berisha: SPAKU, avokat i hajdutëve, Erion Veliaj u kap në përgjime duke...

Berisha: SPAKU, avokat i hajdutëve, Erion Veliaj u kap në përgjime duke ndarë para

134
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha i kërkoi sot sërish SPAK që të hetojë Erion Veliajn pasi është kapur më përgjine duke ndarë para. Ai tha se Skapi i partisë është avokat i vjedhjeve horror të këtyre qeveritarëve. Me 20 shkurt burrat, gratë, djemtë dhe vajzat e lirë, inaugurojnë betejën e madhe kundër diktaturës, tha Berisha këtë mbrëmje në protestën pranë shtëpisë së tij.

PJESË BGA FJALA E BERISHËS/ Prej mëse 3 muajsh janë kapur të gjitha biseda e firmës ‘5D’ në grupin e Whatsapp

Në këto biseda Erion Veliaj jep urdhra të prerë, vidhni kaq dhe vidhni aq, merrni kaq dhe merrni aq me tendera, bëni këtë dhe bëni atë.
Çfarë bën Damani?
Është bërë avokat i tij. Skapi mbron krimet horror që këta qeveritarë kryejnë me vjedhjet e njerëzve më të varfër në Europë.
Revolta dhe vetëm revolta qytetare është fjala dhe duhet të jetë fjala jonë.
Lufta, beteja jonë është një betejë jo vetëm e jashtëzakonshme, por në frymëzimin e saj është dhe betejë hyjnore.
Edhe dje e theksova dhe prap e theksoj.
Aleksej Navalni është një hero i njerëzimit në luftën kundër korrupsionit.
Të dashur miq!
Pasi e helmuan, u kurua. Vrapoi përsëri në vendin e tij për tu përballur me tiranin, me diktatorin, për tu përballur me njeriun që vidhte qytetarët e tij, me miliona e miliarda, barbarin Putin.
Të ju bëj një pyetje unë ju. A nuk kemi edhe ne Putinin tonë hajdut këtu.
A nuk jeton ai në sarajet që kanë çdo tullë të vjedhur.
A nuk jeton ai në sarajet me 5 mijë katrorë oborr, çdo metër katror të vjedhur.
A nuk po vjedh ai me familjarët e tij, në dhjetëra e qindra tendera.
A nuk është ai që firmos për qindra milionë.
A nuk është ai që nuk ngopet kurrë, por që pas djegësave, kalon te porti i Durrësit,
3-4 miliardë.
A nuk është ai i vëllai i Olsit, që me Amant Josifin vjedhin me bitcoin miliarda në Europë.
Ai është njeriu që nuk ngopet kurrë, që do të varfërojë çdo ditë e më shumë shqiptarët.
A nuk është ky një kushtrim për çdo qytetar të këtij vendi të ngrihet me 20 shkurt të shpëtojmë Shqipërinë, të shpëtojmë të ardhmen tonë.
A nuk është ai që shndërroi në hiç ëndrrën tonë Europiane.
A nuk është ai që festoi me fan fare, fishekzjarrë, shampanjë dhe dekorata, hapjen e negociatave 6 vite më parë dhe që sot nuk janë hapur akoma.
A nuk është ai që po tallet me çdo shqiptar për të ardhmen e tij.
A nuk është ky që është shndërruar për interesa tij, një armik i egër i Kosovës.
Që përdor të gjithë fuqinë diplomatike të një vendi, për të lobuar kundër saj, për të rrëzuar qeverinë e saj, për të ndarë territoret e saj me Aleksandër Vuçiçin.
Të gjitha këto miqtë e mi, janë kushtrim, frymëzim për çdo shqiptarë të bashkohemi me 20 shkurt në betejën tonë të fitores.
Me 20 shkurt, burra dhe gratë e lira, djemtë dhe vajzat e lira, inaugurojnë betejën e madhe kundër diktaturës së re, kundër regjimit, narkoshtetit.
Kundër regjimit të vjedhjes, krimit dhe drogës.
Kundër regjimit antishqiptar, për të ardhmen e Shqipërisë, për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, për dinjitetin e çdo shqiptari. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY