“Arben Ahmetaj për të cilin SPAK kërkon bekimin e Parlamentit për arrestimin e tij zyrtarisht është konfirmuar se është larguar jashtë vendit, e kjo nuk do ishte e mundur pa ndihmën e autoriteteve të rendit, që kishin detyrë mbikëqyrjen e tij dhe normal “autorizimin” e Edi Ramës”, deklaroi sot kreu i FRPD, Besart Xhaferraj.
Sipas tij faktet për Arben Ahmetajn ishin kompromentuese, por nga prokurorët e SPAK e deri tek roja I Kryeministrisë, janë koshientë se i vetmi njeri që kishte pushtetin të vinte në jetë në aspektin procedurial aferën e inceneratorëve është kryeministri Edi Rama dhe Ahmetaj këtë e ka pranuar edhe publikisht dhe përballë prokurorëve të SPAK.
Sipas Xhaferrit arratia e Arben Ahmetajt është amnisti për Kryeministrin Edi Rama, i cili është në krye të aferës së inceneratorëve.
“Nëse Ahmetaj do bëhej bashkëpunëtor, gjysma e kabinetit qeveritar dhe kryetarëve të Bashkive do të përfundonin prapa hekurave për korrupsion.
Arratia e Arben Ahmetaj është një gur varri për drejtësinë e re dhe për autoritetet ligjzbatuese që dështuan të parandalonin largimin nga vendi të një njeriu që me korrupsionin e tij ka rrënuar buxhetin e shtetit dhe ka dhënë një ndihmë të madhe në plagën e shpopullimit.
Ahmetaj i la peshqesh drejtësisë së re dhe shtetit shqiptar, nja tre inceneratorë që nuk bëjnë incenerim, teksa milionat e korrupsionit i mori me vete”, deklaron Xhaferraj përmes një postimi në rrjete sociale. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/