Sherr ne bledhjen e Këshillit të Mandateve për Ahmetajn

Sherr ne bledhjen e Këshillit të Mandateve për Ahmetajn

74
0
Shares

Ka ndodhur një sherre brenda mbledhjes së këshillit të Mandateve në lidhje me procedurat e mbajtje ssë mbledhjes.

Për shkak të debateve mbledhja është ndërprerë.

Deputetët e opozitës kanë kërkuar që mbledhja të zhvillohej me dyer të hapura për mediat. Ndërsa Gazment Bardhi ka kritikuar SPAK që nuk e ka bërë mirë punën, pasi sipas tyre nuk është hetuar e gjithë çështja e inceneratorëve duke e zvarritur.

Bardhi ka pyetur se pse nuk po hetohet në kuadrin e një grupi kriminal cështja e inceneratorëve, a po hetohet bashkia e Tiranës, etj.

Deputeti Ervin Salianji mësohet se i është drejtuar deputetes së PS Ermonela Felajt duke i thënë se është në konflikt interesi dhe ndaj e kërkon mbledhjen me dyer të mbyllura.

“Je e përfshirë njësoj dhe je pjesë e dosjes dhe prandaj e kërkon të mbyllur mbledhjen”, është shprehur ai.

Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. Në të ishin të pranishëm kreu i SPAK Altin Dumani, prokurorja Enkeleda Millonai, dy avokatët e Ahmetajt dhe agjentët e BKH-së. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY