Mitsotakis, mesazh të ashpër Ramës për mbajtjen në burg të Belerit. Rama...

Mitsotakis, mesazh të ashpër Ramës për mbajtjen në burg të Belerit. Rama tensionon marrëdhëniet me Greqinë

100
0
Shares

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis thotë se është i zhgënjyer dhe i indinjuar nga qëndrimi i qeverisë shqiptare në lidhje me arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

“Pata rastin të informoj homologët e mi për atë që po ndodh në Shqipëri për rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës dhe të shpreh zhgënjimin, indinjatën time për faktin se një kryetar i zgjedhur arrestohet dy ditë pas zgjedhjes së tij dhe ndodhet në burg, për ne, me dispozita të dyshimta procedurale.

Respektimi i rregullave bazë të shtetit ligjor është një kusht i panegociueshëm për çdo vend që parashikon të bëhet anëtar i familjes evropiane. Dua të besoj se ky mesazh është kuptuar plotësisht edhe në Shqipëri. Unë e respektoj absolutisht ndarjen e pushteteve, dua të jem shumë i qartë për këtë, por nga ana tjetër nuk është një çështje që do ta lë të shkojë kështu, pa pasur një reagim nga Greqia. Dhe reagimi i parë u shpreh në Këshillin Evropian”.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë përpara votimeve me akuzën për shitblerjen e votave. Konstituimi i Këshillit Bashkiak u krye pa betimin e tij si kryebashkiak, pasi ishte në paraburgim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY