Reagimi i Shkelzen Berishës: Një sqarim i shkurtër për një ‘argument’ qesharak...

Reagimi i Shkelzen Berishës: Një sqarim i shkurtër për një ‘argument’ qesharak dhe bajat

59
0
Shares

Në lidhje me një foto të publikuar sot pasdite ku duken në një avion në sedilje Dorian Duçka dhe Shkelzen Berisha ka reaguar ky i fundit duke shpjeguar se foto u bë me insistimin e Duçkës për një selfi ndërkohë që publikimi i këtyre fotove nuk zgjidh problemin e Ramës, sipas tij për të korruptuar zyrtarë të lartë amerikanë për të sulmuar dhe marrë peng opozitën.

Një ditë më parë dy media afër qeverisë botuan një foto tjetër ku Duçka ishte bashkë me Metën dhe disa biznesmenë kinezë dhe ish oficeri i FBI, Mark Rosini, një foto me sa duket e shumë viteve më parë.

Reagimi i Shkelzen Berishës: Një sqarim i shkurtër për një ‘argument’ qesharak dhe bajat

Të zënë me presh në dorë në një histori korruptive me përmasa ndërkombëtare që ka zënë prej ditësh titujt e mediave më të mëdha të botes, Rama dhe Duçkat e kësaj afere kanë zgjedhur të përgjigjen në mënyrën më qesharake duke postuar foto.
Në të vërtetë Rama dhe Duçkat në SHBA nuk po hetohen për foto, por sepse në bashkëpunim kanë korruptuar me fusha nafte dhe qindra mijëra dollarë, drejtorin e kundërzbulimit të FBI për ta përdorur si instrument kundër opozitës dhe pluralizmit politik në Shqipëri!

Në fakt këto foto shërbejnë për ta, si certifikate miqësie apo pastërtie, shumë më pak nga sa do shërbenin le të themi, fotot e Sajmir Tahirit me Barack Obamën në zyrën ovale.

Sidoqoftë, për të sqaruar opinionin më duhet të theksoj se, në ndryshim nga Rama dhe sekserët e tij, unë nuk udhëtoj në avion privat dhe për rrjedhojë në një avion linje, njëlloj si në një  urban publik, udhëtarët dhe vendet e tyre nuk i zgjedh dot unë. Qëllimi i udhëtimit tim të bërë para disa vjetësh, nuk ka pasur asgjë të përbashket me sekserin e Ramës përveç ulëses afër në avion dhe insistimit të tij për të bërë një selfie, si shumë të tjera, që më kërkohen nga njerëz të njohur dhe të panjohur.

Uroj dhe shpresoj që kur të pyeten nga hetuesit e FBI, Rama dhe Duçkat të kenë argumente më bindës për “pafajësinë” e tyre. Suksese!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY