Pabesia e Erion Veliaj, u dha shtetësinë fëmijëve të Rugovës, më pas...

Pabesia e Erion Veliaj, u dha shtetësinë fëmijëve të Rugovës, më pas e heq emrin e Presidentit nga rruga në Tiranë

41
0
Shares

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i hoqi rrugës në Tiranë emrin Ibrahim Rugova dule e copëtuar rrugën për të rikthyer emrin e vjetër, “Dëshmorët e 4 shkurtit”.

Komunistët e Tiranës sajuan një masakër që duhek të kishte ndodhur 79 vite më parë me diaa dhjetra të vrarë ndërkohë që pas verifikimit pas ‘90, u gjet se masakra e pretenduar nuk ishte e tillë por një aksion represiv ndaj komunistëve më një numër të kufizuar viktimash që i nënë atentat ministrit të Brendshëm të asaj kohe Xhafer Deva.

Veliaj mori vendimin vetëm pak muaj pasi u dha shtetësinë shqiptare familjes Rugova, një veprim tipik i pabesë i Veliaj.

Por në rrjete sociale ka pasur reagime të shumta.

Segmenti që do të mbajë emrin e vjetër të komunistëve është nga rruga nga Banka e Shqipërisë, e deri te lumi Lanës.

Deputetja Jorida Tabaku shkruan se nuk mund të ndërrohen emrat për nevojat elektorale.

“Bashkia Tiranë mendon se Ibrahim Rugovës nuk i takon e gjithë rruga e pagëzuar me emrin e tij në 17 shkurt 2012. Prandaj ka vendosur që një pjese të mirë t’i vendosë emrin e disa dëshmorëve që më shumë janë të sajuar se sa pranuar. Halli elektoral i EV po retushon historinë!”, ka thënë ajo.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka thënë se vendimi i kryetarit të Tiranës Erion Veliajt, për ta shkurtuar rrugën “Ibrahim Rugova”, shkurton vetëm kryeqytetin shqiptar.

“Në vazhdën e këtyre përpjekjeve është tash tentimi i Tiranës për të tkurrur emrin e Ibrahim Rugovës duke tkurrur, shkurtuar, rrugën me emrin e tij. Kjo marrëzi e tkurr veç Tiranën, assesi Rugovën, viganin e kombit në mesin e atyre nga Gjergj Katrioti deri te Gonxhe Bojaxhiu”, shkruan Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

Mustafa mendon se e djathta politike shqiptare duhet medoemos të bashkojë forcat.

“E djathta shqiptare, fatkeqësisht, e dërrmuar jo pak edhe nga betejat e brendshme shpirtvogla e shpirtliga, kemi mbetë anash e i kemi parë “seri” këto shkatërrime nga larg. Bashkimi e forcimi ynë është domosdoshmëri e urgjencë”, – thotë deputeti opozitar.

Ndërkaq, anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka shkruar se Rugova është figura më e madhe shqiptare e shekullit dhe sipas tij s’ka rëndësi çka bën pushteti kalimtar i Rilindjes.

“Presidenti Ibrahim Rugova, Ati Themeltar i shtetit të Kosovës, është figura më e madhe shqiptare e shekullit. S’ka rëndësi çka bën pushteti kalimtar i Rilindjes. Ibrahim Rugova është President historik,” – ka shkruar Hamiti.

E për publicistin Nexhmedin Spahiu, ndryshimit e emrit të një pjese të rrugës “Ibrahim Rugova” është poshtërim i figurës së ish-presidentit Rugova.

“Shpreh fuqishëm protestën për ndryshimin e emrit të gjysmës së rrugës “Ibrahim Rugova” në Tiranë. Ky është një poshtërim figurës se themeluesit të shtetit të Kosovës që po ia bëjnë Edi Rama e Erion Veliaj”, ka shkruar Spahiu.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka sqaruar se rruga “Ibrahim Rugova” nuk është shkurtuar, por përkundrazi është zgjatur me 300 metra dhe shkon deri te Diga e Liqenit. Në një intervistë për “Top News”, Veliaj tha se segmenti nga ‘Shallvaret’ te ‘Banka e Shqipërisë’, që quhej rruga “4 Shkurti” është saktësuar në emërtimin “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.

Rruga ‘Ibrahim Rugova’ jo vetëm që nuk është shkurtuar, por është zgjatur dhe po ua shpjegoj pse. Ajo fillon tek Ura e Lanës, vazhdon te Presidenca, pastaj te sheshi ‘Shopen’, por nuk përfundon aty, sepse me hapjen e ish-Gardës së Republikës, vijon matanë saj, duke u zgjatur edhe me 300 metra të tjera. Pjesa tjetër e rrugës, segmenti nga ‘Shallvaret’ te ‘Banka e Shqipërisë’ quhej rruga ‘4 Shkurti’. Ka 7-8 vjet që quhet kështu. Organizatat e Veteranëve na kërkuan saktësimin e emërtimit të saj në ‘Dëshmorët e 4 Shkurtit’”, tha ai.

Rrugës iu hoq emri 4 shkurti shumë vitë më parë, dhe jo vetëm pjesës për të cilën flet Veliaj por gjitjë rrugës që nga Banka deri tek Garda. Kjo më sipër është gënjeshtër e kryetarit të bashkisë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY