Si rezultat i kontrolleve në terren, skuadrat e ekspertëve të policisë së Tiranls konstatuan 3 raste të ofrimit të shërbimit “Taxi”, në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në licencat e transportit, duke shkelur rregullat e miratuara nga ky sektor dhe duke u bërë shkak për konflikte midis operatorëve që ofrojnë të njëjtin shërbim.
Për këto raste u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për drejtuesit e këtyre automjeteve, konkretisht për shtetasit, Sh. A., R. Ç. dhe Sh. L., për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. Të 3 këta shtetas e vijonin këtë veprimtari në kundërshtim me ligjin, edhe pse ishin ndëshkuar adminstrativisht disa herë më parë për të njëjtën arsye.
Në vijim, krahas procedimit penal, për këta shtetas u plotësuan masat administrative përkatëse, për shkelje të parashikuara në Kodin Rrugor dhe në ligjin “Për transportet rrugore”.
Verifikimet në kuadër të planit operacional “Kriteret”, për drejtuesit e mjeteve për transportin e qytetarëve, vijojnë.





