Në lidhje me rrëzimin e Ardian Dvoranit në Parlament, Berisha e komentoi si fobi të Ramës. Rama është i sëmurë rëndë nga spiuno-fobia, tha Berisha.
Komenti:
Ardian Dvorani nuk mbeti pa u zgjedhur pse e kundërshtoi opozita. Por siç e parë ju, Dvoranin e votuan vetëm 18 deputetë mos gaboj. 14 nga PS.
Ardian Dvoranin do e bëjmë çështje, ai është simbol i korrupsionit dhe turp për drejtësinë.
Por ju garantoj se edhe Vali Bizhgën po ta çonin në parlament, Edi Rama do e rrëzonte sepse ai tani sheh spiun në çdo person.
E ka kapur spiuno-fobia dhe nuk ka asnjë shkak tjetër përveç spiuno-fobisë së Edi Ramës që Dvorani të merrte gjithsej 14 vota.
Ky doli i poshtëruar, me 14 vota. Unë nuk kam sentimente me të. Por fakti që ai u fut i pari, me shpresën që është bërë një marrëveshje me Bashën, që do votohej Dvorani, dhe Dvorani nga deputetët e Ramës merr 14 vota, dëshmon se Rama është i sëmurë rëndë nga spiuno-fobia.
Viktima tjetër do jetë Vali Bizhga.
Merr Helidon Bendon. I mbyll dyert në mënyrën më antiligjore, më antikushtetuese. Kreu i Shërbimit Informativ emërohet nga presidenti.
Ky e çoi vetë në shkollë, tani që është kthyer, e lë sikur nuk ka qenë ndonjëherë në shërbim.
Ky është i sëmurë rëndë nga spiuno-fobia. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/