Berisha tregon letrën e Ermonela Felajt për inceneratorët: I ka bërë nder...

Berisha tregon letrën e Ermonela Felajt për inceneratorët: I ka bërë nder vendit. Tri herë u refuzuan nga Agkencia e Prokurimeve

63
0
Shares

Afera 420 milionë euro e Inceneratorëve, vjedhja është evidente, sipërmarrja është e Edi Ramës, Arben Ahmetajt, Engjëll Agaçit, Erjon Velisë, tha kreu i PD, Sali Berisha në Parlament.

Ai shpjegoi relacionet e bëra nga agjencia e Prokurimeve dhe letrën refuzuese të ish ministres Eemonela Felaj. Berisha solli përvojën e tij si kryeministër ndërsa tha se ministria e Mjedisit nuk kishte asnjë fond për incerimin por u mor nga fondi i emergjencës.

Argumentat:

Të akuzosh një njeri për vjedhje është gjë e rëndë, ta kemi të qartë.
Por e vërteta është, se në aferë 420 milionëshe, njeriu i parë, kryesor i asaj aferës së tmerrshme të vjedhjes së qindra milionë eurove, ka emrin Edi Rama, dhe pse të dashur qytetarë?

Ua thotë këtë një ish-Kryeministër. Një ish-Kryeministër, nqs do që të funksionojë në interesin tuaj më të mirë e ka të thjeshtë. Zbaton ligjin, nuk bën asgjë tjetër, vetëm zbaton ligjin. E para, alfa.

Çfarë ka bërë Z.Rama në aferën e inceneratorëve? Ua them unë.

Pasi Ministri i Mjedisit i ka dërguar shkresë Agjencisë Kombëtare të Prokurimeve Publike, për t’i kaluar zyrtarisht mendim dhe autorizim për të përdorur formën negociatë e mbyllur në rastin e djegësve, drejtori Edmond Ahmeti i kthen përgjigje të prerë që kjo formë nuk ekziston në ligj. Nuk ekziston.

I dërgohet shkresa e dytë në 2014, përsëri, po në nëntor, Edmond Ahmeti kthen të njëjtën përgjigje: Kjo praktikë e mbyllur në ligjin shqiptar nuk ekziston dhe ka vetëm tri forma. Këtë shkresë ia dërgon, jo vetëm Kokës, por ia dërgon Agaçios, Sekretarit të Përgjithshëm.
Njeriu përgjegjës direkt që ka departamentin e juridikëve, që ka edhe departamentet e tjera për ligjshmërinë e akteve të qeverisë.

Por Edi Rama, pavarësisht nga ky vendim i Agjencisë së Prokurorimeve, firmos për kontratën me negociatë të mbyllur. Një Kryeministër kurrë nuk mund ta bënte këtë nqs nuk ishte kompania e tij, kurrë.

Së dyti, pse Edi Rama është kryesor? Se është kundërshtari im? Jo, jo…

Lefter Koka nuk kishte një qindarkë në buxhetin e ministrisë. Ai s’mund të merrte asnjl qindarkë nga asnjë ministri, nuk lejohet është ligj! Buxheti votohet këtu me zëra e nën zëra. Në buxhet ka një fond. Fondi i Emergjencës së Këshillit të Ministrave. Fondi rezervë. Atë fond nuk ka njeri në botë që mund ta prekë përveç Kryeministrit dhe Ministrit të Financave, asnjl njeri tjetër.

Edi Rama, jo vetëm që firmosi pëd të shkelmuar ligjet te vendit, por ai vuri në funksion tfë djegësave për të vjedhur fondin rezervë të Këshilit të Ministrave. Ku ndodh kji? Më thoni ju mua? Këtu flitet për holandezë, italianë e të gjithë këta.
Ore, të gjithë ata janë emra të vërtetë, por e vërteta është që pronarët e sipërmarrjes janë Edi Rama, i pari. Se kurrë ndonjëherë një kryeministër nuk mund të firmosë në këtë mënyrë.

U morën paratë rezervë të Këshillit të Ministrave u përdorën për t’u vjedhur në inceneratorë. Sa kushtoi inceneratori i parë? Kushtoi 12 milionë euro. Sa u dhanë? 21 milionë euro.

Shkojmë më tutje. Ku është Edi Rama? Se ju keni dëgjuar ata italianët, pensionistat, këto janë të gjitha të skemës mafioze të këtyre për të fshehur paratë e tyre. Autorët e vërtetë janë Edi Rama , Engjëll Agaçi, Arben Ahmeti dhe Erion Veliaj. Këta janë. Po pse?

Ja ku është kjo zonja këtu. Kjo i ka bërë një shërbim vendit. Pasi u mor Elbasani, tani do na merrej Tirana. Tirana ishte shumëfishi i Elbasanit. Elbasani ishte 20 e ca milionë. Tirana shkonte 100 e ca milionë. Dhe Edi Rama me Arben Abmetin nëpërmjet agjentit të tyre Zoto, sesi quhet, ata janl punonjës krejt të tyrët. Bën kërkesë që të marrë bonus 8% për djegësin e Tiranës, e bën kërkesën në nëtor të vitit 2016. Rastis njlsoj si Edmond Ahmeti, që i gjëmon ligjit dhe unë e përgëzoj. Rastis edhe kjo zonja që ishte hetuese prokurore edhe me maninë për të kontrolluar. Kontrollon kompaninë e energjisë, nuk gjen kund. Në snjë defter, në asnjë rregjistër, as kurrkund në Shqipëri, përveç se në zyrën e Edi Ramës.

O qytetar, a nuk është kjo një vjedhje? Çfarë dokumentash duhet të faktojnë lidhjen dhe zonja i bën shkresë se ishte ministër për Parlamentin dh thotë: Kjo kompani nuk ekziston kurrë. Thjesht, dhe pavarësisht nga shkresa e saj, kompania ekzistonte se ishte e tyre.

Pavarësisht nga shkresa e saj, më datën 7 dhjetor vendosi t’i japi kompanisë Intergrated Energy bonusin 8%. Ajo nuk ekzistonte kurrkund! Më datën 31 gusht të 2017 kompania fiton tenderin dhe rregjistrohet. Na thuaj pak o zoti Rama. Për cilën kompani ti mund të veproje në këtë mënyrë, përveçse kompaninë tënde? Për asnjë kompani tjetër s’mnd të veproje në këtë mënyrë.

Të zbresim pak te Erion Veliaj. A vodhi Erion Veliaj? Hajdut me çizme. Firmosi dokumenta në emër të Këshillit, pa u mbledh Këshilli. Firmosi emra në ,emër të qarkut pa u mbledh qarku. U merr sot qytetarëve tarifën 28 euro për ton për plehra, në një kohë kur ajo është vetëm tarifë e djegies plehrave, dhe nuk digjet asnjë kg pleh.

Këta janë korpus. Dhe dy fjalë tjera iku ai. Po çështja e atij, Amant Josifit. A e dini ju që në kompaninë Pegaso të komunikacionit ai është ortak me dokumeta me Olsi Ramën, a e dini ju? A e dini këtë punë? E dinë të gjithë!

Shko merreni dhe shiheni!

Pra, Amant Josifi, këshilltari i Olta Xhaçkës. Ku është kjo, ka ikur. Shuma përrallore me bitcoin vjedhja, s’është gjë Forex, as kjo tjetra. Janë 2.2 miliardë dhe cili është rezultati. Ikën Gledis Nano, nuk lejohet ish-shefi i SHIK-ut të marrë detyrën pas kthimit nga Amerika se spiunon.

Cilinështë rezultati? SPAK-u i partisë. SKAPI i partisë. Nuk heton.

E mbyll me vrap aferën e Fierit duke mos kapur lokalisht Subashin. Shko merreni. Asnjë dokument nuk është valid po nuk kaloi nga bashkia. Çdo dokument i falsifikimit të çmimeve është produkt i bashkisë.

Ai këndon me këtë këtu Ciao Bella, ciao se ia hodhëm SKAP-it dhe tallen, arrestuam kaq dhe aq.
Vjedhja është evidente, sipërmarrja është e Edi Ramës, Arben Ahmetajt, Engjëll Agaçit, Erjon Velisë. Me asgjë nuk mund të fshihet kjo. Implikimi i Olsi Ramës është ortakëri. Implikimi me Olta Xhaçkën është ortakëri. Këto janë realitete.

Pse dilni ju si qeveri nga një akt mafioz në tjetrin, dhe nga një aferë korruptive në tjetrën? A e kuptoni se çfarë vështirësie është të jesh në Parlament me ju?

Prandaj i thuaj zonjës Xhaçka të mos ikë. Ai nxin, nxin me mungesën e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY