Bashkia e Vaut të Dejës, Boçi: 870 milion lek kanë shkuar në...

Bashkia e Vaut të Dejës, Boçi: 870 milion lek kanë shkuar në xhepat e zyrtarëve. Çdo abuzim po denoncohet në SPAK

61
0
Shares

PD vijon denoncimin për korrupsionin e Bashkisë së Vaut të Dejës, N/kryetari i PD, Liçiano Boçi tha se 870 milion lek investime në këtë bashki kanë shkuar në xhepat e zyrtarëve. Çdo abuzim po denoncohet në SPAK.

Deklarata:

Seria e vjedhjeve në Bashkinë e Vaut të Dejës nuk ka të ndalur, dhe denoncimi vijon sot me abuzime qindra milionëshe.

Nga selia e Partisë Demokratike bëjmë publik një abuzim prej 870 milion lekësh për blerje karburanti e lubrifikantësh.

Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve të Bashkisë së Vaut të Dejës, është vetëm afera korruptive e radhës që denoncojmë sot para të gjithë shqiptarëve.

Që nga muaji shtator i vitit 2019, pas zgjedhjeve njëpartiake në Bashkine Vau Dejës, e deri më sot janë shpenzuar 870 milion lekë, për karburant e lubrifikantë nga administrata e Bashkisë.
Ne zotërojmë dhe do i nisim medias dokumentet zyrtare të këtij abuzimi.

Siç e kemi denoncuar herën e fundit në vitin 2021 Bashkia ia ka kaluar shërbimin e pastrimit të qytetit operatorëve privatë, ç’ka ka sjellë edhe nxjerrjen jashtë përdorimit të mjeteve të pastrimit, pronë e Bashkisë Vau Dejës, të cilat sot nuk dihet as se ku ndodhen.

Kjo do të thotë që ai karburant që do shpenzohej për këto makineri të tonazhit të rëndë duhej hequr nga lista e shpenzimeve.

Një element tjetër që e nxjerr në pah dhe e thellon vjedhjen është edhe pretendimi i bashkisë së Vaut të Dejës se ka kryer pastrimin dhe rehabilitimin e kanalave kullues të zonës.

Nuk është e vërtetë.

Referuar shkresës nr.
1846/1 prot. datë 11.04.2022 të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, investimet e kryera gjatë viteve 2019-2022 në Bashkinë Vau Dejës janë:

Rehabilitim Kanali Ujitës KU-13 Shelqet
Pastrim Kanali Ujitës Mjedë Kotërr
Pastrim Kanali Ujitës Mjedë Kosmaç
Pastrim Kanali Ujitës KU3 Berdicë
Pastrim Kanali Kullues K1- Bushat
Pastrim Kanali Kullues K2- Bushat
Pastrim Kanali Kullues K3- Bushat
Pastrim Kanali Kullues K1- Hajmel
Pastrim Kanali Kullues K40- Hajmel
Pastrim Kanali Kullues i Peshkut
Pastrim Kanali Kullues K4- Nenshat, Hajmel
Pastrim Kanali Kullues K21- Bushat

Vlera totale e këtyre ndërhyrjeve është 526 milion lekë, financuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ku kanë shkuar këto para, këto investime për pastrimin e kanaleve kulluese të cilat me një rrebesh shi, siç ndodhi pak javë më parë, përmbytin banorët e Vau Dejës?

Kanale të para, të dyta dhe të treta të papastruara, të cilat janë dëshmi e qartë e abuzimit që ndodh në këtë bashki.

Ku kanë shkuar 870 milion lekë përveçse në xhepat ose serbatorët e makinave të bashkiakëve …

Sot, i bëj thirrje, administratës së kësaj bashkie, në mënyrë të veçantë, Anëtarëve të Njësisë së Prokurimeve, Komisioneve të vlerësimit të Ofertave, Komisioneve të monitorimit dhe marrjes në dorëzim të kontratave publike, që të distancohen nga çdo abuzim me taksat e qytetarëve të Bashkisë Vau Dejës, pasi do të përballen me organet kompetente.

Në Partinë Demokratike, vijnë çdo ditë ankesa, denoncime të dhjetëra banorëve të Bashkisë Vau Dejës, ndaj kësaj administrate të zhytur në korrupsion, për punonjës, të cilët nuk njohin dhe shkelin çdo ditë ligjin, ndërkohë që operatorët ekonomikë kanë denoncuar pranë Partisë Demokratike për skualifikime të padrejta dhe nga ana tjetër kualifikimin e Ofertës më të lartë Ekonomike.

Çdo ankesë po faktohet çdo ditë, ndërkohë që provat e mbledhura janë depozituar dhe po depozitohen çdo ditë pranë organeve të hetimit, në Prokurori dhe në SPAK, të cilët kanë provat e mjaftueshme për të hetuar dhe dënuar çdo pushtetar, që ka abuzuar me taksave të banorëve të Bashkisë Vau Dejës.

Partia Demokratike nuk do të ndalet së denoncuari çdo abuzim, çdo vjedhje që i bëhet taksave të banorëve nga individë apo sektorë të kësaj bashkie të mbytur në korrupsion.

Në ditët në vijim do kemi skandale të tjera të administratës së Bashkisë Vau i Dejës.r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY