Berisha: Data 12 nëntor, ora 16:00 është ora e shqiptarëve

Berisha: Data 12 nëntor, ora 16:00 është ora e shqiptarëve

64
0
Shares

Kryetari i PD Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook.

Pjesëmarrja në protestë është një kusht jashtëzakonisht i rëndësishëm për triumfin e opozitës ndaj këtij regjimi, tha ndër të tjera Berisha.

Argumentat e Berishës:

Do përpiqem për të bërë çdo gjë për një kthesë të rëndësishme të kësaj shoqërise dhe të këtij vendi.
PD është e përqendruar në këtë kthesë, në realizimin e kësaj kthese të madhe.
Ndaj dhe unë zgjodha të bisedoj me ju së pari për axhendën tonë, e cila konsiston në protestën e fuqishme të orës 16:00 të datës 12 nëntor.
Në të cilën pjesëmarrja juaj, e mbarë qytetarëve shqiptarë, është një kusht jashtëzakonisht i rëndësishëm për triumfin e opozitës ndaj këtij regjimi.
Por shoqërisë shqiptare, ndaj këtij regjimi që mediat më të madha në botë e konsiderojnë shtet të falimentuar, në të vërtetë ky është një regjim monist i njëjtë me atë të Vietnamit, madje diktatura komuniste atje ka një performancë më të mirë ligjore se narkoshteti i Edi Ramës.

Berisha: Shkaku themelor i largimit të shqiptarëve është votimi fiktiv si në diktaturë

Në Shqipëri, problematikat shtohen çdo ditë, varfërimit dhe mjerimit të shqiptarëve u shtohet cinizmi i këtyre qeveritarëve me në krye të Edi Ramës, i cili në këto momente kur jemi kthyer në kombin e gomoneve, është kryeministri më i kushtueshëm në botë. Shpenzon 22 milionë euro për 137 fluturime me çarter dhe si skuth si përgjigje ndaj këtij akti ka vetëm mashtrimin.
Ai u deklaron shqiptarëve se udhëtimi i tij me çarter kushton sa gjysma e një bilete avioni me biznes-klas. Ai ka paturpësinë t’u thotë shqiptarëve çdo gjë dhe të bëjë me ta, çdo gjë.
Një fjalë e mençur thotë se kur nuk ke turp, thua dhe bën gjithçka. Në fakt sot kjo ndodh me Edi Ramën dhe qeveritarët e tij.
Edi Rama është një armik i egër i lirive të shqiptarëve. Ai e ka shndërruar sistemin e votimit në një sistem fiktiv njëlloj si në diktatura.
Ky është shkaku kryesor dhe më themelor pse shqiptarët mbushin gomonet në aventurën e tmerrshme në kanalin e La Manshit.
Shqiptarët janë rrokullisur sot të fundit për pagesat, për rrogat, për pensionet, për ndihmën ekonomike.

Berisha: Data 12 nëntor, ora 16:00 është ora e shqiptarëve.

Data 12 nëntor, ora 16:00 është ora e shqiptarëve.
Ndaj dhe ju ftoj të gjithë të bashkohemi në protestën më të fuqishme që ka njohur vendi ndonjë herë.
Por sot ne jemi në prag të një zhvillimi tjetër madhor, të primarëve në Shqipëri.
Unë e kuptoj se ato ngjasojnë me një oaz, në një vend ku vota është kthyer në fiktivitet.
Por rrugë tjetër për zhvillimin e këtij vendi, përveç sistemit të votës së lirë, nuk ka.
Ndaj ju ftoj sot, në mënyrë të veçantë zonjat, zonjushat, të rinjtë dhe përfaqësuesit nga emigracioni të bashkohen në këtë garë.
Unë e di që ka pasur zemërthyer dhe kritika me primaret, por nuk jam tërhequr dhe nuk tërhiqem. Sepse ato kufizojnë pushtetin dhe ju japin ju pushtet. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY