Çfarë ka përgaditur KQZ për zgjedhjet lokale, sa është kosto totale

Çfarë ka përgaditur KQZ për zgjedhjet lokale, sa është kosto totale

36
0
Shares

KQZ ka publikuar planin e organizimit të zgjedhjeve në Shqipëri si dhe ka përcaktuar afate që janë të rëndësishme për subjektet politike dhe vëzhguesit.

Sërish do të ketë votim elektronik në 6 bashki por ndërkohë menazhimi i regjistrimit do të kryhet nga komisionet zonale dhe KQZ.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të rekrutojë rreth 352 punonjës me kohë të pjesshme, të cilët do të angazhohen për aspekte të ndryshme të përgatitjes dhe administrimit të procesit zgjedhor.
Gjithashtu, do të rekrutohen edhe operatorë të projektit të Pajisjeve Elektronike të Identifikimit të zgjedhësve (PEI) dhe operatorë të projektit të Votimit dhe numërimit elektronik (PEVN).

Është përgatitur plani i punës dhe janë rreth 107 etapa të procesit zgjedhor dhe momente të rëndësishme të zgjedhjeve, prej të cilave rrjedhin 713 detyra konkrete për Administratën e KQZ-së. Ndjekja e ecurisë së këtyre etapave dhe detyrave konkrete do të bëhet përmes sistemit që KQZ ka ngritur për këtë qëllim.

KQZ ka përgatitur rreth 13 projekte për digjitalizimin e aspekteve të ndryshme të procesit zgjedhor:
Projektet për digitalizimin:
1. Aplikacioni i Ri KQZ;
2. Moduli mbi financimin e partive/subjekteve
3. Moduli i regjistrimit të subjekteve zgjedhore
4. Moduli për akreditimin e vëzhguesve
5. Sistemi i menaxhimit elektronik të dokumenteve dhe akteve elektronike (e-aktet)
6. Moduli i rekrutimit të punonjësve të përkohshëm
7. Sistemi i menaxhimit të informacionit për qendrat e votimit dhe objektet zgjedhore
8. Gjurmimi i ankimeve zgjedhore dhe denoncimet
9. E-Administrata zgjedhore dhe linja e ndihmës për nivelin e dytë e të tretë të komisioneve zgjedhore
10. Moduli i informacionit zgjedhor (e-archive)
11. Infrastruktura fizike TIK e KQZ

Disa nga afatet zgjedhore me interes për subjektet:
a. 13 Janar 2023 – fillimi afatit për raportimin e institucioneve publike në lidhje me veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë deri ditën e zgjedhjeve (DZ);
b. 06 Mars 2023 – përfundon afati për paraqitjen e kërkesave për regjistrimin e partive politike;
c. 15 Mars 2023 – përfundon afati për paraqitjen e kërkesave për regjistrimin e koalicioneve – (jo më vonë se 60 ditë përpara DZ);
d. 27 Mars 2023 – përfundon afati për paraqitjen e kandidatëve për kryetar bashkie dhe listave shumemërore të kandidatëve për këshilltar – (jo më vonë se 50 ditë përpara DZ, shtyhet me dt 27 mars për shkak se data 25 është ditë e shtunë/dielë);
e. 14 Prill 2023 – fillon fushata zgjedhore; (30 ditë para DZ);
f. 8 Maj 2023 – përfundon afati për publikimin e sondazheve – (5 ditët e fundit para datës së zgjedhjeve nuk mund të publikohen rezultatet e sondazheve zgjedhore);
g. 13 Maj 2023 – përfundon fushata zgjedhore dhe fillon heshtja zgjedhore.

Disa nga afatet e rëndësishme për mediat dhe vëzhguesit janë si më poshtë:

a. 02 Maj 2023 – afati i fundit për paraqitjen e kërkesave për vëzhguesit vendas;
b. 11 Maj 2023 – afati i fundit për paraqitjen e kërkesave për vëzhguesit ndërkombëtar; (jo më vonë se 72 orë para DZ).

Ndërsa zgjedhësit duhet të jenë si në vijim:

a. 23 Nëntor 2022 – shpallet lista paraprake e zgjedhësve (30 ditë pas dekretit)
b. 15 Mars 2023– përfundon afati për të kërkuar ndryshime në lsitën paraprake të zgjedhësve (60 ditë para DZ);
c. 9 Prill 2023 – shpallet Lista Përfundimtare e Zgjedhësve (35 ditë para DZ).

Procesi i pritjes së dokumenteve dhe regjistrimit të listave shumemërore të kandidatëve për kryetar bashkie dhe për këshillat bashkiakë do të administrohet nga Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor për 50 bashkitë të cilat kanë 1 KZAZ. Për 11 bashkitë të cilat kanë më shumë se 1 KZAZ, administrimi i procesit do të bëhet nga KQZ. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY