Dashi
Mungesa e komunikimit mes teje dhe partnerit/es mund të çojë në keqkuptime. Bëni të qarta synimet tuaja. Nëse jua merr ndryshe çdo gjë që thoni, shpjegojani më mirë. Beqarët edhe pse nuk do e kenë mendjen te lidhjet nuk do i rezistojnë dot ftesave për takime. Në planin financiar duhet të tregoni kujdes me shpenzimet.
Demi
Sot ju të dashuruarit do të jeni aq të përqendruar në punën tuaj, saqë nuk do dëgjoni kur të tjerët do flasin për ju. Shpenzoni pak kohë edhe për njeriun e zemrës. Beqarët nuk duhet të presin nga të tjerët, por duhet të tregohen të hapur dhe ta bëjnë për vete atë që pëlqejnë. Financat do jenë të qëndrueshme.
Binjakët
Çiftet do të ndjejnë se njëri nga të dy është ftohur disi. Gjeni kompromisin dhe dedikojani këtë ditë të sotme një pushimi të shkurtër së bashku. Beqarët do jenë të pavendosur dhe nuk do ndjehen gati për të hedhur hapa më larg se takimet. Financat do varen nga mënyra juaj e menaxhimit.
Gaforrja
Çfarë do lloj pune që jeni duke bërë, duhet ta shmangni dhe të gjeni kohën edhe për të investuar pak në marrëdhënien tuaj në çift. Partneri/ja ndihet e lënë pas dore. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime mbresëlënëse dhe do kënaqen edhe me kaq. Financat nuk parashikohet t]ë jenë të këqija.
Luani
Ju që jeni në një marrëdhënie duhet të luftoni që të keni më shumë pavarësi. Por duhet të keni parasysh se partneri/ja nuk mund të jetë dakord me çdo gjë që ju bëni. Beqraët do kenë një ditë të mbushur me fat në dashuri dhe do realizojnë plot takime. Edhe financat parashikohen të jenë të mira sot.
Virgjëresha
Sot duhet të përdorni logjikën ju që jeni në një lidhje dashurie, pasi mund të merrni një informacion që mund t’ju tronditë disi. Bisedoni me qetësi me partnerin/en, për të shmangur keqkuptimet. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime. Me shpenzimet duhet të tregoheni sa më të arsyeshëm.
Peshorja
Sot ju të dashuruarit do jeni jo shumë të papërqendruar. Mendimet tuaja duken të paqarta dhe ju nuk jeni të aftë të shpreheni saktësisht. Sigurohuni që partneri/ja ta di këtë gjë. Beqarët do jenë me fat në dashuri dhe parashikohet të nisin një lidhje afatgjatë. Në planin financiar nuk parashikohet të keni probleme.
Akrepi
Sot do t’ju vijnë disa mendime të çuditshme nga partneri/ja. Flisni me të, pasi ai ka një problem dhe ju jeni i vetmi person me të cilin mund ta ndajë dhe zgjidhë gjërat. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime emocionuese dhe do ju duket vetja në ëndërr. Në planin financiar do keni Diellin mbështetës për çdo vështirësi.
Shigjetari
Sot do të merrni disa informacione jo të mira. Prisni disa ditë për ti vlerësuar gjërat objektivisht. Marrëdhënia në çift shkon për mrekulli. Beqarët do kenë një ditë rutinë dhe të mërzitshme. Do vazhdojnë të mbeten ende vetëm. Ndërsa financat nuk parashikohen të kenë probleme.
Bricjapi
Do të ndjeni sikur nuk mendoni drejtë në lidhje me partnerin/en. Ajo që duhet të bëni është të përqendroheni dhe të kërkoni këshilla. Beqarët duhet të jenë të hapur për takime dhe t’i marrin gjërat si t’ju vijnë. Financat janë të mira, mund të kryeni edhe shpenzime.
Ujori
Intuita juaj nuk do të jetë në nivelet e duhura. Mendojini gjërat më mirë, por mos veproni me nxitim sepse mund të shkaktoni konflikte me partnerin/en. Beqarët do fokusohen te aventurat kalimtare duke i lënë të ikin disa mundësi të mira. Financat nuk do jenë në gjendjen e tyre më të mirë për shpenzime.
Peshqit
Shikojini gjërat qetësisht, për të parë se kush është shkaku i konflikte ku jeni përfshirë me njeriun që keni përkrah. Vetëm komunikimi zgjidh gjithçka. Beqarët nuk do e ndjejnë ende veten gati për ndryshime të statusit. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/