Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DEKLARATA/ Alibeaj-Bardhi tërhiqet nga kompromisi me Berishën për zgjedhjet lokale

01/11/2022
PD dorëzon provën e re për Saimir Tahirin: Ja fakti si drita e diellit i bashkëpunimit me Habilajt
Share on FacebookShare on Whatsapp

Grupi i Alibeajt në PD lajmëroi sot tërheqjen nga bosedimet për bashkimin e PD për zgjedhjet lokale.

Deklarata e grupit të Alibeaj:

Më datë 10 Tetor Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike në mënyrë unanime shprehu vullnetin e plotë dhe të sinqertë për të gjetur format e duhura të bashkëpunimit për zgjedhjet lokale fillimisht duke nisur me të gjithë Partinë Demokratike dhe me çdo faktor opozitar.

Kjo mundësi e sinqertë për bashkëpunim, me qëllim bashkimin e çdo zëri opozitar dhe përballja me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës në zgjedhje, në vlerësimin e Grupit Parlamentar të PD, ishte zgjidhja e vetme për tu përballur me regjimin e Edi Ramës në zgjedhjet lokale.

Ne shprehim keqardhjen që në kundërshtim me zotimin publik për “bisedime pa kushte”, prevaloi interesi dhe kushti për të njohur “Statutin” e 11 Dhjetorit, duke minuar në këtë mënyrë bisedimet për të gjetur zgjidhje për zgjedhjet lokale. Anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e Partisë Demokratike, janë të lodhur nga debati “kush është statuti në fuqi i Partisë Demokratike”. Ato kërkojnë zgjidhje për të unifikuar çdo zë opozitar përballë Edi Ramës në zgjedhje lokale. Humbja e kësaj mundësie me kokëfortësi dhe duke injoruar situatën e rëndë që po kalon Partia Demokratike, nuk është në interes të qytetarëve dhe dobëson alternativën e opozitës në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Refuzimi i vazhdueshëm i çdo propozimi të bërë nga ana jonë, përfshirë propozimin final të paraqitur edhe me shkrim, është tregues i mungesës së sinqeritetit dhe vullnetit për të gjetur zgjidhje. Ky refuzim provon paramendimin për të mos gjetur zgjidhje dhe vënien para faktit të kryer të palës tjetër. Kjo bëhet evidente nga fakti që ndërsa palët ishin në bisedime mes tyre, njëra palë vijonte me akte të njëanashme apo me deklarata publike të disa përfaqësuesve politik që shkonin në frymën e nxitjes së dështimit të bisedimeve mes palëve.

Nisur nga kjo situatë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar të informohet Kryesia e Partisë Demokratike, për ti hapur rrugë krijimit të të gjitha kushteve për përgatitjen dhe pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS/ Balla për mungesën e Spiropalit në votim, nuk e diskuton në grup: Analiza në fund të sesionit

20/04/2026
SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

20/04/2026
Falimenton Sudja!Firma piramidale në dyert e gjykatës për mbyllje

PROTESTA E PD/ Prokuroria kërkon masa të rrepta, gjykata legjitimon dhunën policore

20/04/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

FIER/ U bë tapë dhe telefonoi policinë: “Kam vrarë gruan”

20/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS/ Balla për mungesën e Spiropalit në votim, nuk e diskuton në grup: Analiza në fund të sesionit

20/04/2026
SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

20/04/2026
Falimenton Sudja!Firma piramidale në dyert e gjykatës për mbyllje

PROTESTA E PD/ Prokuroria kërkon masa të rrepta, gjykata legjitimon dhunën policore

20/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.