Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Universitetet, cilat degë preferohen më shumë, ja lista e degëve të preferuara

16/08/2016
Universitetet, cilat degë preferohen më shumë, ja lista e degëve të preferuara
Share on FacebookShare on Whatsapp

Besarta Basha, Panorama

Trendi i profesioneve që duan të fitojnë në të ardhmen të rinjtë shqiptarë mbetet i njëjtë. Drejtësi, Ekonomi, Informatikë e Mjekësi… degët janë po ato, nga viti në vit ndryshon vetëm renditja.

Këtë e tregojnë të dhënat e marra nga libri i transparencës, publikuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, për t’i ardhur në ndihmë maturantëve që duan të korrigjojnë pasaktësitë.

Kështu, nga një kalkulim i numrit të maturantëve (në qytetet më të mëdha), të cilët kanë përzgjedhur degët e më- sipërme, rezulton se gara më e fortë bëhet për “Tiranën”, me profilet e Drejtësi, Administrim Biznesi, Gazetari, Punë Sociale.

Por sa janë mundësitë e tyre reale për të kapur degën që duan? Përbri degëve (sipas kërkesës), gazeta liston edhe numrin e studentëve që secili universitet është i gatshëm të presë për këtë vit akademik.

Brenda muajit, Agjencia Kombëtare e Provimeve do t’u nisë universiteteve listën me emrat e aplikuesve e bashkë me to edhe të dhënat që i ndihmon ata të bëjnë përllogaritjen e pikëve në bazë të formulave të bëra publike më herët, me synim përzgjedhjen e më të mirëve.

Renditja

gazetari

Krahasuar me një vit më parë, ku Financa kryesonte listën e preferencave, këtë vit Drejtësia rikthehet në vendin e parë. Në formularin e aplikimit me dhjetë degë, mbi 7 mijë maturantë kanë listuar degën e Juridikut në Fakultetin e Drejtësisë në kryeqytet, por jo më pak preferojnë të njëjtën degë në rrethe.

Gjithsesi, një shumatore e degëve që ofron Fakulteti i Ekonomisë konfirmon se ky profil nuk është më pak i preferuar.

Mbi 6 mijë maturantë kanë preferuar degën e Administrim Biznesit e rreth 4500 atë të Financës në Fakultetin e Ekonomisë në kryeqytet. Çudia ka ndodhur me degën e Gazetarisë. Sipas të dhënave në librin e transparencës, mbi 5 mijë maturantë, 1800 prej tyre në kryeqytet, do të dëshironin të studionin për Gazetari.

Anglishtja, e kthyer në domosdoshmëri në ditët e sotme, e mësuar në shkollë, por edhe nëpërmjet kurseve të ndryshme, vijon të mbetet dëshirë e studentëve për ta studiuar më tej. Rreth 4500 janë ata që e kanë zgjedhur në formularin e aplikimit në IAL.

Po ashtu, degët teknologjike mbeten ende trend në zhvillim. Profile të tilla si: Teknologji Informacioni, Informatikë apo Inxhinieri Informatike kanë tërhequr thuajse dhjetë mijë maturantë (nuk përjashtohet mundësia që mes tyre, i njëjti të ketë plotësuar të tria profilet e studimit). Ulja e kuotave vit pas viti për degën e Mjekësisë së Përgjithshme nuk i ka trembur aspak maturantët.

I njëjti numër maturantësh (shifër e krahasueshme me një vit më parë), mbi 2600, kanë aplikuar për të ndjekur studimet në Mjekësi. Pas saj, me jo më pak kërkesa, vijnë edhe degët që ofron i njëjti universitet: Farmacia, Stomatologjia e Infermieria.

Arkitektura me dy profilet e saj është gjithashtu degë e shumëkërkuar, ndonëse ofron si kapacitet më pak se dhjetëfishin e maturantëve që duan ta ndjekin atë program studimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026
Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

12/04/2026
Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
“Pse më le moj…, pse më le!”. Plaku 60-vjeçar nuk e harron braktisjen, kërcënon ish-të fejuarën e 36 viteve më parë

Rama prezanton një skemë të re me kontribute të dyfishta

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026
Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

12/04/2026
Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.