Gjykata amerikane publikon mandatin e bastisjes së shtëpisë së Trump: 3 dyshimet,...

Gjykata amerikane publikon mandatin e bastisjes së shtëpisë së Trump: 3 dyshimet, njëri shumë i rëndë

92
0
Shares

Gjykata në SHBA ka vendosur të bëhet publik mandati i kontrollit të banesës së ish-presidentit Donald Trump në Mar A Lago, Florida, pas një debati të fortë në këtë vend lidhur me aksionin e FBI.

Gjatë kontrollit u arrit të sekuestroheshin 11 dosje me dokumente të klasifikuara, ku 4 prej tyre kishin shenjën “Top Secret”.

Mandati i kontrollit ka identifikuar 3 krime federale të mundshme, për të cilat u kërkua kontrolli i banesës.

Më i rëndi prej tyre është akuza për spiunazh. Akuzat e tjera kanë të bëjnë me pengim të drejtësisë dhe zotërim i paligjshëm i materialeve qeveritare.

Gjykata amerikane tha se shumë detaje të aksionit nuk mund të publikohen. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY