Mesazhi për 14 vjeçarin e mbytur në Roskovec: E vrau kryetarja e...

Mesazhi për 14 vjeçarin e mbytur në Roskovec: E vrau kryetarja e bashkisë pasi i hoqi ndihmën ekonomike

119
0
Shares

14 vjeçari që u mbyt në lumë duke zënë peshk ishte atje për të siguruar një vakt ushqim pasi bashkia e Roskovecit i kishte ndërprerë ndihmën ekonomike familjes së varfër.

Familja ka 8 fëmijë dhe i ati i tyre ka vdekur kohë më parë. Ndërsa edhe një fëmi tjetër ishte mbytur para pk vitesh.

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka publikuar një mesazh në qytetarin dixhital në lidhje me ngjarjen tragjike ku denoncuesi akuzon kryetaren e bashkisë, Majlinda Bufin për mbytjen e 14 vjeçarit nga Rroskoveci.

Mesazhi i bashkëfshatarit:

Akuzon kryetaren e Bashkise per mbytjen ne lumë te 14 vjeçarit ne Roskovec.
Ajo i hoqi ndihmen ekonomike.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje
Jam nje banor i fshatit Suk-1 ne bashkine e Roskovecit. Dua te denoncoj kryetaren e bashkise Majlinda Bufi si njeriu qe mbyti djaloshin 14 vjec te Novrus Sakes qe u mvyt ne Lum. Pse e them kete. Familjen e Novruzit te shkret e njojm te gjith ne fshat. Jane hadhexhinj ne kulmit. Skane buk te han. Novrusi vet ka 4 vjet qe ka vdekur. Asnje person nuk kujdes per ata kalamaj. Ca kalamaj kane dhe probleme te tjera. Vetem ky djali qe ishte i sakt punonte ne sera per te ushqyer te tjeret. Leker qe mirrte ia jepte mamas se tij. Shkonte dhe gjuante per peshk per te siguruar nje vakt ushqim. Tani kur kjo familje me 100 hadhe ska buk te haj, Majlinda Bufi si kryetare bashkie i heq ndimen ekonomike. Nga ajo qe Majlinda i hoqi ndihmen ekonomike ky flori djale shkonte ne lum per peshk se nuk ushqeeshin dot. Kjo bashki ka sy ka zemer te mendoj kur i heq ndihmen ekonomike. Prandaj them qe majlinda bufi e mbyti ne lum se eshte katile ne shpirt. Sic vrau ate djalin ne tiran Erjon Velija, ate Ardit Gjoklajn ashtu mbyti ne lum edhe majlinda cuni e Novruzit te shkret. Majlinda eshte kriminele nga shpirti. Qo eshte e verteta. Faleminderit. r.k

Mesazhi i deputetit të Fierit, Luan Baçi:

Qofsh i parajses Ergys Saka!

Ngushellimet me te sinqerta, nenes se tij fat keqe dhe gjithe te dashurve te tij!

Iku dhe një ëngjëll tjetër nga atdheu ynë në mënyrë tragjike nga mjerimi dhe varfëria!

Në vend që të ishte duke lozur ose pushuar si bashkëmoshatarët e tij kudo nëpër botë, Ergysi, ishte çdo dite ne pune dhe ne kohen e lire shkonte, per peshkim, ne lumin Seman, per te ndihmuar sado pak familjen e tij, Nenen dhe Vellezerit, pasi babai i tyre nuk jeton me, dhe ky lume i mori jeten!

I braktisur nga shteti dhe nga Bufi i Bashkise Rroskovec qe edhe pse ndihma ekonomike i takonte, Bufi ja mohonte!

Ka vetëm një fajtor për këtë krim dhe ky është pushteti çnjerëzor i Ramës që milionat e taksave të shqiptarëve ia çon oligarkëve të inceneratorëve dhe të bizneseve qeveritare!

Ndersa, nënat kryefamiljare i len në mëshirë të fatit e në mjerim të plotë.

Bufi i bashkisë së Rroskovecit në vend që të punësojë gratë fatkeqe, Nenat qe rrisin femij jetim, si heroina, ne vend qe, të mbështesë këta fëmijë jetim, pasi eshte edhe vet, grua dhe nene, mendon të shtojë milionat për llogari të shefit të saj në Tirane dhe njerëzve të korruptuar të bashkisë Rroskovec!

Fundi tragjik i këtyre fëmijve të cilët kërkojnë të mbijetojnë nga varfëria dhe papunësia e prindërve, do të jetë mallkimi i përjetshëm mbi rilindësit mavi!

Me e pakta qe mund te beni zonja Bufi, beni nje ngushellim publik, per Qytetarin Ergys Saka, 14 vjećarin jetim, te braktisur nga ju dhe nga qeveria juaj e korruptuar!

Interesohuni per kete familje, shume fatkeqe, ku para 10 vitesh humbi nje djale, po ne kete lume, ne te njejtin vend!
Para 4 vjetesh, humbi kryefamiljarin!
Sot humbi 14 vjeçarin Ergysin!

Tashme gjendja e kesaj familje eshte, e mjere dhe e pa shprese, e trisht dhe e dhimbshme, historikisht pa mbeshtetje dhe e braktisur nga ju, qe drejtoni prej shume vjetesh tashme!

Ps! Kjo eshte Bufi i pangopur i Bashkise Rroskovec!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY