Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tejkalohet situata në Berdicë, kreu i bashkisë së Shkodrës, Spahia mes zjarrfikësve

08/08/2022
Tejkalohet situata në Berdicë, kreu i bashkisë së  Shkodrës, Spahia mes zjarrfikësve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zjarret në Berdicë u vunë nën kontroll nga punonjësit e emergjencave të bashkisë së Shkodrës pas një rreziku të shtuar për shkak të përhapjes në zona të banuara.

”Fatkeqësisht dëmet rezultuan të shumta në sipërfaqet e gjelbërta, ndërsa u prek pjesërisht një shtëpi banimi në njësinë Administrative Berdicë, dhe u rrezikuan seriozisht banesat e tjera. Fatmirësisht ja dolëm të mos kemi cënim të jetëve njerëzore, që është kryesorja në të tilla situata”, tha kryetari i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia.

Reagimi i kryebashkiakut Spahia:

Jemi përballur gjatë këtyre orëve me një situatë aspak të zakontë që krijuan vatrat e zjarreve në disa njësi administrative të Bashkisë Shkodër.

Fatkeqësisht dëmet rezultuan të shumta në sipërfaqet e gjelbërta, ndërsa u prek pjesërisht një shtëpi banimi në njësinë Administrative Berdicë, dhe u rrezikuan seriozisht banesat e tjera. Fatmirësisht ja dolëm të mos kemi cënim të jetëve njerëzore, që është kryesorja në të tilla situata.

Falenderoj me mirënjohje pa fund të gjithë efektivët e repartit zjarrfikës Shkodër, që në të gjithë këto ditë kanë dëshmuar profesionalizëm, sakrificë dhe përkushtim maksimal në kryerjen e misionit të tyre. Do të përpiqem maksimalisht që si kryetar i Bashkisë Shkodër t’u gjindem pranë në përmirësimin e kushteve të punës dhe për një trajtim dinjitoz sa i përket pagave dhe orëve shtesë. Gjithashtu mirënjohje për të gjithë drejtorinë e shërbimit pyjor në bashki, që u angazhuan me kapacitet të plotë në përballimin e këtyre situatave.

Për banorët e Bashkisë Shkodër kam një thirrje që ju drejtohet të gjithëve pa përjashtim, mbroni territorin nga zjarret, denonconi çdo veprim të paligjshëm dhe kontribuoni që të mos rrezikojmë jetët, shtëpitë dhe pronat nga zjarret që në këto temperatura ekstreme, përhapen me shpejtësi. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.