Policia e Durrësit vuri në pranga një hajdut në Maminas pasi vodhi derën e shtëpisë së një personi.
“U arrestua në flagrancë shtetasi F. K., 33 vjeç, banues në Maminas, Shijak, pasi ka vjedhur një derë, në banesën e shtetasit L. Gj”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. a.b





