Falsifikim i marrëdhënieve shqiptaro-amerikane nga neobllokmenët dhe mafia e Soros si në kohërat e vjetra, ka komentuar kreu i PD, Sali Berisha sot në rrjetet sociale.
“Vendosa të flas! Çdo ditë një foto dhe një video që tregojnë të vërtetën e marrëdhënieve ShBA-Shqipëri në 31 vitet e fundit”, thekson Berisha.
Postimi i Berishës:
Historia e vërtet e marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në 31 vitet e fundit në foto dhe video.
Miq, për shkak të fallsifikimit banal si në kohërat e vjetra të historisë se marrëdhënieve shqiptaro-amerikane të neobllokmenëve dhe mafies së George Sorosit, vendosa te flas dhe të paraqes për ju çdo ditë në foto dhe video të gjitha momentet më thelbësore të këtyre marrëdhënieve në 100 vjetorin e tyre.
Me 15 Mars 1991, Foto në Departamentin e Shtetit, me Gramoz Pashkon dhe bashkatdhetaret tanë At Artur Liolin, Elez Biberaj, Sergio Bytyçi, ditën e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA. sb
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/