Rezoluta për Bosnjën, Taulant Balla dhe socialistët do të lajnë m… me...

Rezoluta për Bosnjën, Taulant Balla dhe socialistët do të lajnë m… me shu… me 7 korrik

99
0
Shares
Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS, Taulant Balla, duke hyre gjate Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, ku do te zhvillohen votime per te zgjedhur organet me te rendesishme drejtuese te kesaj partie. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and lawmaker Taulant Balla, during the National Assembly of the Socialist Party, where elections will be held to select the most important organs of the party leadership.

Nuk janë ndjerë ndonjëherë më të turpëruar e të përdorur shumë deputetë socialistë se sa atë ditë kur u detyruan të votonin kundër rezolutës që dënonte genocidin serb në Bosnjë, genocid i njohur botërisht me dokumenta zyrtare në të gjithë Evropën, vec Shqipërisë.

Ata votuan kundër duke u fshehur nga kamerat dhe kanë telefonuar kushedi sa herë që të hiqnin pamjet apo fotot në portale online teksa mbronin genocidin serb.

Por sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka depozituar në Kuvend rezolutën për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të genocidit në Srebrenicë. Ajo pritet të votohet më 7 Korrik, teksa Sali Berisha ka paralajmëruar protestë.

Edhe pse nuk është rezolutë për genocidin përpiqet të përafrohet më një ‘falje’ të thellë për ata që bënë vetëm para pak javësh duke tronditur opinionin evropian.

Në të thuhet se nëse miratohet, “Kuvendi Konfirmon qëndrimin e Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake në Srebrenicë nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar, nxit fenomenin e pandëshkueshmërisë ndaj krimeve të luftës si dhe shkel mbi dinjitetin e më shumë se 8 mijë civilëve që u masakruan në Sreberenicë, të mbijetuarave dhe familjeve të tyre, por edhe ndaj rreth 10 mijë shqiptarëve të vrarë gjatë spastrimit etnik në Kosovë dhe 20 mijë grave të dhunuara nga regjimi serb i Slobodan Miloshevicit”.

Po ashtu shtohet se, “Dënon fuqimisht çdo prirje dhe veprim për të mohuar publikisht me qëllim ose jo,  gjenocidin e kryer në Srebenicë, fshehjen e motiveve, lavdimin e autorëve, ideatorëve dhe mbështetësve të këtij gjenocidi, si dhe konsideron të papranueshme e tejet të rrezikshme vazhdimin dhe përshkallëzimin e retorikës politike nacionaliste, nxitjen e urrejtjes etnike si pasojë e mohimit të gjenocidit të kryer në Srebrenicë, masakrave dhe krimeve të tjera kundër njerëzimit kryer në të gjithë hapësirën e  ish Jugosllavisë nga disa individë, grupime, e aktorë politikë e mediatikë brenda e jashtë rajonit të Ballkanit”.

Ndërkohë më herët PS nuk votoi një rezolutë të depozituar nga Partia Demokratike. Mazhoranca socialiste argumentoi se nuk do të firmosë asnjë dokument që mban firmën e Sali Berishës. Ndërkohë më tej vetë Taulant Balla është shprehur se “Në asnjë rast Kuvendi i Shqipërisë përmes betejave të rezolutës nuk mund të përdoret nga askush për nevojat të momentit dhe kontekstit politik brenda PD”.

Vendimi i PS për të rikthyer rezolutën në Kuvend e bën vetë votimin joserioz dhe formal. Ky është një precedent dhe dhunë e mazhorancës por ndërkohë dhe një arbitraritet i ngjashëm me atë të Fermës së Kafshëve. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY