Deputetja e PD, Albana Vokshi ishte sot në GJKKO ndërkohë që ministrja Evis Kushi që kishte bërë padinë nuk u paraqit në seancën gjyqësore.
”Në moralin e saj të japë dorëheqjen. Keqmenaxhimi i sistemit arsimor ka shpopulluar vendin. 208 mijë nxënës janë larguar në 8 vitet e Edi Ramës. Thirrja ime ëështë, më datë 7 korrik të dalin të protestojnë”, tha Vokshi për gazetarët.
Deklarata e Vokshit:
Sot u paraqita personalisht para Gjykatës së posacme pas padisë së Ministres së Arsimit Evis Kushi. Zonja më paditi për denoncimin e bërë prej meje, para disa javësh, pas sinjalizimeve të mësuesve të qarkut Elbasan për nxjerrjen dhe shpërndarjen e tezave të provimit për mësuesit e arsimit parauniversitar.
Ishte seanca e parë pajtuese, por për çudi, Ministrja Kushi nuk ndodhej në seancëashtu siç ligji e përcakton.
Unë kisha me vete të gjitha provat dhe faktet, por edhe pse jo pasojat për keqmenaxhimin e proceseve në Ministrinë e Arsimit, njëri prej të cilëve, edhe testi për vlerësuesit e arsimit parauniversitar. E pata të pamundur t’i paraqes këto prova pasi Ministrja Kushi vendosi që të mos paraqitej.
I kërkova gjykatës që të thirrej në seancë ministrja Kushi, për t’ia paraqitur në prezencë sipas ligjit, të gjitha faktet dhe provat të cilat i ka denoncuar dhe do të vazhdoj t’i denoncoj.
Ministrja sa kohë harxhon nëpër gjyqe duke bërë të pafajshmen, por do të ishte në nderin dhe moralin e saj të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen.
Koha e provoi qe pyetjet ishin po ato që u derguan ne inbox-in tim nga nje mesuese.
Kjo tregon degradimin e sistemit arsimor.
Evis Kushi ka përgjegjësi ligjore, ka përgjegjësi morale dhe përgjegjësi politike. Ajo duhet të kishte dhënë dorëheqjen.
Arsimi sot gjendet në një pikë alarmante vetëm në vitet e qeverisjes së Ramës janë 208 mijë nxënës dhe studentë të larguar nga arsimi sepse ministrja Kushi dhe Edi Rama e kanë kthyer arsimin në celulë të Partisë Socialiste.
Politizimi i sistemit dhe keqtrajtimi financiar i mësuesve janë arsyet kryesore pse sot arsimi është ne gjendjen me të keqe ne te gjithë historinë e vet.
Testet e maturës theksuan edhe njëherë gjendjen e rende te këtij sistemi.
Kjo qeveri është armike e dijes dhe e zhvillimit.
Nxënësit tanë po lenë shkollën dhe braktisin Shqipërinë.
Pa dijen, pa arsimin, pa rininë, Shqipëria është në rrezik.
Si prind, u bëj thirrje nxënesve dhe prindërve të tyre, t’i bashkohen protestës më 7 korrik. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/