Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Raporti mjekësor do të merret online, në të njëjtën kohë e merr edhe punëdhënësi

28/06/2022
Raporti mjekësor do të merret online, në të njëjtën kohë e merr edhe punëdhënësi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në kuadër të revolucionit digjital të ndërmarrë nga qeveria shqiptare, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga Qendra Shëndetësore Kamëz, ka prezantuar një tjetër sistem elektronik që do të shmangë burogracitë për qytetarët. Raporti mjekësor dhe dokumenti shëndetësor që dëshmon aftësinë për punë, tashmë merren online.

“Ky sistem i ri për raportin mjekësor elektronik dhe i dëshmive të aftësisë për punë, do të sjellë me të vërtetë një revolucion brenda gjithë sistemit të shërbimeve. E para, sepse vetë qytetari, i cili ka një problematikë shëndetësore dhe i duhet të kërkojë një raport tek mjeku i familjes – dhe është një akses që përfshin rreth 1600 mjekë të familjes në të gjithë Shqipërinë- do të ketë mundësi që ta përfitojë këtë raport mjekësor online, pra nëpërmjet platformës e-Albania. Dhe në të njejtën kohë, përpos që ky raport mjekësor merret në mënyrë elektronike, i shkon edhe punëdhënësit në të njëjtin moment, duke shmangur burokracitë dhe ecejaket e qytetarëve për të marrë dhe dorëzuar një raport mjekësor apo dokumentin që dëshmon aftësinë në punë”, tha Manastirliu.
Gjatë vizitës në Qendrën Shëndetësore Kamëz, Ministrja Manastirliu bëri me dije se faza e dytë e këtoj projekti do të shtrihet edhe për raportet e barrëlindjes, të cilat do të jepen online.

“Të gjitha raportet afatgjata, apo ato të lejeve të barrëlindjes do të jepen elektronikisht. Pra nuk do të jetë më e nevojshme për të vajtur vetë qytetari, gruaja që sapo ka lindur të shkojë në Institutin e Sigurimeve Shoqërore apo në degët e tij dhe të dorëzojë dorazi. Sepse ky raport shkon elektronikisht, përllogaritja është elektronike dhe depozitimi gjithashtu në llogarinë e qytetarit që ka përfituar këtë raport bëhet gjithashtu automatike”, bëri me dije Manastirliu.
Nga muaji prill deri më tani, në të gjithë vendin janë më shumë se 70 mijë raporte mjekësore dhe dokumente të aftësisë për punë të lëshuara online, me sistemin e ri elektronik pranë mjekut të familjes.
Ndërsa nga nga data 1 Maj 2022, revolucioni digjital në fushën e shëndetësisë ka hyrë në një fazë të re, me mbylljen e sporteleve fizike dhe kalimin tërësisht online të aplikimeve në sistemin shëndetësor.

Në këtë mënyrë, eleminohen burokracitë, përmirësohet koha dhe cilësia e marrjes se shërbimeve për 26 aplikime në total në institucionet e MSHMS për rreth 11,000 dokumenta në vit. Institucionet të cilat ofrojnë shërbime online janë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM); Agjencia e Sigurimit të Cilësisë te Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror; Shërbimi Social Shtetëror; Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm te Kujdesit Shëndetësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë

Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë

20/06/2026
DITA E 20/ Qindra mijëra protestues nga gjithë vendi e diaspora kërkojnë largimin e Ramës

DITA E 20/ Qindra mijëra protestues nga gjithë vendi e diaspora kërkojnë largimin e Ramës

20/06/2026
NEOMALSORJA/ Deputetja e PS që braktisi Ramën merr pjesë në protestë

NEOMALSORJA/ Deputetja e PS që braktisi Ramën merr pjesë në protestë

20/06/2026
Rama mbrohet kundër protestës me një shtesë kati të protestueses. Ato ndërtimet e Arubës nuk janë gjë!

Rama mbrohet kundër protestës me një shtesë kati të protestueses. Ato ndërtimet e Arubës nuk janë gjë!

20/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë

Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë

20/06/2026
DITA E 20/ Qindra mijëra protestues nga gjithë vendi e diaspora kërkojnë largimin e Ramës

DITA E 20/ Qindra mijëra protestues nga gjithë vendi e diaspora kërkojnë largimin e Ramës

20/06/2026
NEOMALSORJA/ Deputetja e PS që braktisi Ramën merr pjesë në protestë

NEOMALSORJA/ Deputetja e PS që braktisi Ramën merr pjesë në protestë

20/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.