Sot u publikuan notat (i lexoni këtu) e provimeve me zgjedhje ndërsa mësohet se kanë ngelur 1144 maturantë, ndrsa 128 të tjerë kanë marrë notën 10.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi i ka dhënë përgjigje dyshimeve të shfaqura për provimin e Biologjisë.
“Ju konfirmoj që testi nuk ka asnjë gabim shkencor dhe pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësisë, për të diferencuar secilën notë, e për të mos penalizuar as nxënësit e shkëlqyer, por për të vlerësuar të gjithë sipas punës e meritës. Nisur nga shqetësimet tuaja, kemi punuar ditë e natë me mësuesit vlerësues për të garantuar shpalljen e rezultateve, me cilësi të lartë dhe në kohë sa më të shpejtë”, u shpreh ndër të tjera ministrja.
Sot pritet që maturantët të protestojnë kundër vlerësimit dhe cilësisë së pyetjeve para ministrisë së Arsimit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/